Futboll
Vëllezërit Ajeti protagoniste në derbin zviceran, Albiani me gol, Arlindi me karton të kuq
Kundër Basel-it, GC-ja luajti me tre futbollistë shqiptarë, Meriton Kastratin, Nedim Bajramin dhe Arlind Ajetin
Derbi i madh zviceran në futboll, midis dy ekipeve me më shumë tituj, Grasshopper Zürich-ut dhe FC Basel-it, përfundoi me fitore të thellë 0:4 për mysafirët nga St. Jakob Parku, njofton albinfo.ch.
Ky derbi pritej t’i sillte përballë njëri tjetrit, vëllezërit Albian dhe Arlind Ajeti, por ky i fundit u largua herët nga loja, pas kartonit të kuq të marr në minutën e 26-të.
Nga ana tjetër Albiani u inkuadrua nga banka rezervë në minutën e 70-të dhe gjashtë minuta më vonë e shënoi golin e katërt për ekipin e Basel-it.
Basel-i mori tre pikë e plota falë tre golave të Ricky Van Wolfswinkel-it dhe golin e Albian Ajetit dhe ndjek BSC Young Boys-in në garën për vendin e parë.
Kundër Basel-it, GC-ja luajti me tre futbollistë shqiptarë, Meriton Kastratin, Nedim Bajramin dhe Arlind Ajetin. Shani Tarashaj dhe Gjelbrim Taipi nuk u aktivizuan aspak.
Taulant Xhaka zhvilloi lojë të plotë për Basel-in, kurse Albian Ajeti luajti vetëm shtatëmbëdhjetë minuta.
Në javën e 19-të të Super Ligës së Zvicërs u zhvilluan vetëm dy takime, BSC Young Boys-i fitoi 2:0 kundër XAMAX Neuchatel-it dhe Grasshopper-si humbi 0:4 nga Basel-i.
Për shkak të reshjeve të borës dhe fushave të pa përshtatshme për lojë, u anuluan ndeshjet Luzern – Sion, Lugano – Thun dhe St.Gallen – FC Zürich.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














