Lajme
Veliaj: Shqiptarëve nga Kosova dhe Lugina, nuk u kërkohet leje pune
"Ne nuk i konsiderojmë të huaj shqiptarët e Luginës së Preshevës, çdo student i Luginës mund të punësohet lirshëm në Shqipëri"
Shqiptarët nga Kosova dhe nga Lugina e Preshevës në të ardhmen nuk do të kenë nevojë për leje pune që të punojnë në Shqipëri.
Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj bëri me dije një vendim të fundit të qeverisë Rama, sipas të cilit çdo qytetar nga Kosova dhe Lugina e Preshevës mund të punësohet në Shqipëri, pa pasur nevojë të pajiset me leje pune.
“Liberalizuam tregun e punës me Kosovën, ndërsa sot hoqëm procesin burokratik të pajisjes me leje pune, shkruan indeksonline.net. Shqiptarët nga Kosova nuk kanë nevojë të aplikojnë për leje pune apo për certifikata pune. Çdo qytetar i Kosovës dhe nga Lugina e Preshevës mund të aplikojnë për punë në Shqipëri”, tha ai.
Sipas Veliajt, në ndryshim nga qeveria tjetër, “Ne nuk i konsiderojmë të huaj shqiptarët e Luginës së Preshevës, çdo student i Luginës mund të punësohet lirshëm në Shqipëri”, shtoi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












