Shqipëria
Veliaj kandidon sërish për kryetar të Tiranës
“Mezi e pres që të fillojmë këtë mandat të dytë, me projekte të reja, por dhe me gjëra që kemi mësuar si t’i bëjmë më mirë”.
Kryebashkiaku Veliaj konfirmoi për Top Channel rikandidimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës edhe për 4 vite të tjera, kandidatura që do të mësohen zyrtarisht në Kongresin e Partisë Socialiste.
“Të jemi të gjithë të shtunën në Kongresin e PS-së, ku ne do të shpallim në publik, jo në salla të mbyllura, kandidaturën për një mandat të dytë të Tiranës, si dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, në orën 11 te sheshi ‘Nënë Tereza’. Është një mënyrë që qyteti ngre kokë dhe më shumë se një përsëritje e Ditës së Verës, në një pranverë të fushatës sonë të dytë”, tha Erion Veliaj, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale, Veliaj e sheh pozitive. “Ai që përfiton nga alternativat e kandidaturave, për garën se kush punon më tepër për zhvillimin e Tiranës”, thotë Veliaj, “është vet qyteti”.
“Të vijë Luli, Saliu…të dy bashkë! Të vijë kush të dojë. Por, rëndësi ka të kemi një pjesëmarrje. Qoftë dhe ajo pakicë që e voton ende PD-në, të ketë edhe ajo përfaqësuesit e vet në Këshillin Bashkiak. Sepse unë besoj që gjithmonë duhet një mendim alternativ”, tha Erion Veliaj.
Teksa përmend fjalët e ndërkombëtarëve, kryebashkiaku Veliaj mendon se veprimet e opozitës kanë të fshehura pasigurinë e tyre.
“Më duket sjellje humbësi dhe tregon pasiguri”, tha kryebashkiaku i Tiranës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













