Kultura
Vdiq eseisti francez me origjinë bullgare, Cvetan Todorov
Mendimtari, teoricieni letrar dhe historian i ideve, francezi me origjinë bullgare, Cvetan Todorov, autor i veprave të shumta që kanë të bëjnë me letërsinë, historinë dhe politikën, vdiq të martën në moshën 77- vjeçare
Cvetan Todorov vdiq më 7 shkurt 2017 pranë familjes së tij. Ai vuante nga ndërlikimet e një sëmundjeje neurodegjenerative. Sapo kishte përfunduar librin e tij të fundit, “Triumfi i artistit” , që do të dalë në mars, tregoi vajza e tij në një deklaratë të shkurtër.
I lindur në vitin 1939 në Sofje, autori ishte i njohur fillimisht me esetë e tij në literaturë me librat “Letërsia dhe kuptimi” dhe “Hyrje në letërsinë fantastike”.
Themelues i revistës “Poétique”
Përfaqësues i strukturalizmit aktual dhe themelues në vitin 1970 të revistës poetikë me Gérard Genette. Më pas ai (në vitet 1980) ai kaloi në historinë e ideve. Ai ka punuar kryesisht rreth mendimit humanist dhe totalitarizmit (“Memoria e së keqes, tundim i mirë”, botuar në vitin 2000).
Drejtor për kërkime në Qendrën kombëtare të kërkimeve shkencore (CNRS), profesor vizitues në disa universitete amerikane, ai ishte i martuar me romancieren franko-kanadeze, Nancy Huston, deri në vitin 2014.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










