Lajme
Ka të vdekur në pritje për t’u operuar në QKUK
Një numër i pacientëve në Qendrën Klinike Universitare, të cilët kanë qenë në listat e pritjes, kanë ndërruar jetë pasi nuk iu ka ardhur radha për të kryer operacionet.
Mbi 600 pacientë janë në listat e pritjes në Kardiologjinë Invazive si dhe mbi 300 qytetarë janë në pritje për intervenime kirurgjike në Klinikën e Urologjisë, raporton emisioni Shneta në T7, përcjell Albinfo.ch.
Për fat të keq, një numër i pacientëve kanë ndërruar jetë derisa kanë qenë në pritje për të kryer këto intervenime.
Menaxherët e këtyre njësive, Dr. Daut Gorani në Kardiologji dhe Dr. Sabit Mehmeti në Urologji, kanë deklaruar se rritja e numrit të pacientëve në listat e pritjes ka ndodhur për shkak të pezullimit të operacioneve gjatë pandemisë.
Ata kanë thënë se janë duke punuar që nga janari për të ulur numrin e rasteve që presin për intervenime, por në shumë raste pacientët ose kanë ndërruar jetë, ose i kanë kryer intervenimet në spitalet private.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












