Lifestyle
Vdes Toni Morrison, shkrimtarja afro-amerikane që fitoi Nobelin
Ajo ishte 88 vjeçare
Toni Morrison, Nobelistja e vitit 1993 në letërsi, vepra e së cilës hulumtoi identitetin e afro-amerikanëve në Amerikë, në veçanti eksperiencën e grave me ngjyrë, ka vdekur të hënën në qendrën mjekësore në Montefiore të New Yorkut, njoftoi botuesi i saj Alfred Knopf.
Ajo ishte 88-vjeçare.
Morrison ishte gruaja e parë afro-amerikane që fitoi Çmimin Nobel në Letërsi. Ajo ishte autore e 11 romaneve, librave për fëmijë dhe koleksioneve të eseve.
Në mesin e tyre përmenden veprat si “Song of Solomon”, me të cilën fitoi Çmimin National Book Critics Circle Award në vitin 1977, dhe “Beloved” me të cilën fitoi Çmimin Pulitzer në vitin 1988.
Morrison ishte një nga autorët e rrallë amerikanë, librat e së cilës ishin të suksesshme në tregun komercial dhe atë kritik. Romanet e saj u listuan rregullisht në gazetën New York Times, në shtojcën e librave më të shitur dhe ishin shfaqur shumë herë në klubin e librave të Oprah Winfrey dhe ishin subjekt i studimeve kritike. Ajo ishte një anëtare e fakultetit Princeton për një kohë të gjatë dhe ligjëratat e saj ishin shfaqur shpesh edhe në televizion.
Kur iu nda Çmimi Nobel Morrisonit, Akademia suedeze dha këtë arsyetim: “Romanet karakterizohen nga një forcë vizionare dhe prurje poetike”, përmes së cilës ajo “i jep jetë një aspekti bazik të realitetit amerikan”.
Morrison gjallëroi atë realitet në një stil që nuk i përngjan asnjë poeti tjetër që shkruan në gjuhën angleze. Proza e saj, shpesh e shndritshme dhe e çuditshme, gërshetohet me kadencat e traditës së gojëdhënave të afro-amerikanëve. Intrigat e saj janë ëndërruese dhe jolineare, duke folur për të kaluarën dhe të ardhmen sikur personazhet të sjellin të gjithë peshën e historisë mbi të gjitha veprimet e tyre.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025











