E-Diaspora
Vdes shqiptari i qëlluar para syve të vajzës së tij
46-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë, derisa dyshohet se vrasja e tij është e lidhur më hakmarrje
Një shqiptar, i cili ishte qëlluar të hënën në mëngjes para vajzës së tij ka ndërruar jetë. Kështu shkruan ‘Rotenburger Kreiszeitung’, kurse më pas është përhapur edhe në mediat shqiptare.
Ai ishte qëlluar derisa ishte me vajzën e tij nga dy persona të cilit ishin duke vozitur me motorë, derisa kanë shkrepur një breshëri plumbave në drejtim të shqiptar, duke e lënë të plagosur rëndë, kurse tashmë ka ndërruar jetë, përcjell albinfo.ch.
Mediat gjermane kanë shkruar se bëhet fjalë për hakmarrje, duke mos dhënë detaje tjera, derisa i ndjeri po punonte si sigurim në një diskotekë në Shqipëri.
Ndërkohë, mediat shqiptare kanë dhënë detaje nga kjo ngjarje e rëndë. Gjithnjë sipas tyre, viktima është identifikuar si Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake i Shqipërisë, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz, 28-vjeçarin Armando Frroku.
Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si sigurim në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërdyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.
Por, vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi pasi gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti.
Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme.
Policia ka gjetur të braktisur motorin tip ‘Kawasaki’, me të cilën autorët kryen vrasjen, ndërsa vijon hetimet për kapjen e autorëve.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









