Kosova
Vdes një person në vendin e punës, arrestohet një i dyshuar
Të premten ishte gjetur pa shenja jete një person në afërsi të një objekti në Prizren. Familjarët e viktimës kishin thënë se ai ka qenë punëtor në një kompani ndërtimi.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar tre persona, njërin prej tyre e ka dërguar në mbajtje, pas vdekjes së një punëtori.
Fillimisht Policia e kishte cilësuar rastin si “hetim mbi vdekjen”, mirëpo është rikualifikuar rasti më pas si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, shkruan koha.net.
“Prizren, 25.08.2023. Rasti i raportuar “Hetim i vdekjes” është rikualifikuar si më lart dhe lidhur me të janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











