Lajme
Vdes një dhe lëndohen pesë persona nga Kosova në Serbi
Besime Sh. ishte në ulësen e bashkudhtarit të një kombi-busi “Reno Espace” me tabela të Zvicrës, të cilin e drejtonte bashkëshorti i saj Elhami Sh.
Rreth orës 7.30 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Beogerad-Nish, tek vendi i quajtur Kolare. Nga rrokullisja e makinës ka humbur jetën Besime Sh 40-vjeçe nga Gjilani.
E ndjera ishte në ulësen e bashkudhtarit të një kombi-busi “Reno Espace” me tabela të Zvicrës, të cilin e drejtonte bashkëshorti i saj Elhami Sh. po ashtu 40-vjeç. Në automjet ishin edhe pesë fëmijët e tyre, tri vajza të moshën 9, 12 dhe 18-vjeçe dhe dy djem, njëri 8 dhe tjetri 19-vjeç.
Automjeti i tyre kishte dalë nga rruga dhe më pas është rrokullisur. Besime Sh. ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa pjanëtarët tjerë të familjes, me lëndime shkallësh të ndryshme, janë dërguar në qendrën emergjente të spitalit të Smederevës, transmeton “Zeri.info”.
“Për fat, fëmijët kanë marrë lëndime të lehta, por janë në shok. Fillimisht kemi menduar se vozitësit i është thyer klavikula, sepse kishim problem me komunikim, pasi nuk dinte mirë serbisht. Është konstatuar se ai po e mbronte gjoksin dhe nuk lejonte fotografimin, pasi kishte të vendosur pejsmejker”, ka deklaruar mjeku i kësaj qendre dr Mirko Jokiq.
Policia beson se shkaku i aksidentit ënka qenë mospërshtatja e shpejtësisë dhe lodhja e mundshme e vozitësit.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











