Shkurt.ch
Vdes në moshën 106 vjeçare artisti Hans Erni
Ai ka qenë burri më i moçëm në qytetin ku ka jetuar dhe në mesin e ngushtë të personave më të moshuar në gjithë Zvicrën

Ka ndërruar jetë të shtunën në Lucern piktori dhe skulptori më i vjetër në Zvicër dhe ndoshta edhe në botë, Hans Erni. Një muaj para se të vdiste, më 21 shkurt, ai kishte mbushur plot 106 vjet, duke qenë kështu burri më i moçëm në qytetin ku ka jetuar dhe në mesin e ngushtë të personave më të moshuar në gjithë Zvicrën.
Siç ka njoftuar familja e tij, ai ka ikur në paqe, në klinikën Hirslanden në Lucern. Erni, i lindur më 21 shkurt 1909, ka qenë aktiv në krijimtari deri në ditët e fundit para se të vdiste.
Për artistin e madh, i cili me veprën e tij ka shënuar shekullin 20 të artit zviceran e më gjerë, ka folur drejtori i kulturës në Lucern, Reto Wyss i cili ka lavdëruar jo vetëm veprën e madhe artistike të Erni-t por edhe angazhimin e tij të palodhshëm humanitar. Ai ka kujtuar se në ditëlindjen e 105-të të tij, artisti ka qenë në gjendje shumë të kthjellët dhe vitale.
Reputacionin prej piktori të madh Erni e ka fituar në vitin 1939 kur ka marrë detyrën për të pikturuar muralin e madh lushtuar Ekspozitës nacionale “Landi” që në Zvicër mbahet një herë në një periudhë prej më shumë se një dekade.
Më vonë, artisti ka pasur probleme me shtetin dhe, për shkak të ideve të tij marksiste është etiketuar edhe si “tradhtar i vendit”. Por më vonë është rehabilituar dhe është vlerësuar me çmimet më të larta të Zvicrës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri