Lajme
Vdekshmëria nga Covid-19, më e ulëta nga pandemitë më të mëdha
Pandemia Covid-19 e ka ndikuar negativisht ekonominë globale më shumë se çdo njëra nga pandemitë e 100 viteve të fundit edhe pse shkallën e vdekshmërisë për banorë e ka më të ulëtën.
Banka Botërore në dokumentin e Perspektives Globale të publikuar këto ditë, përllogariti se shkalla e vdekshmërisë nga Covid ishte 39 persona për 1 milion banorë në rang global (sipas të dhënave deri me 14 maj 2020). Kjo prevalencë është më e ulëta nga katër pandemitë më të rënda të shekullit të fundit (shih grafikun bashkëngjitur).
Gripi Spanjoll në vitet 1918-19 pati një vdekshmëri jo të zakontë, me rreth 100 milionë të vdekur në rang global, duke shënuar edhe prevalencën më të lartë të jetëve të humbura mbi 57 mijë për 1 milion banorë, raportoi Banka.
Pandemitë e tjera pas gripit spanjoll kishin nivele shumë më të ulëta të vdekshmërisë. Më të rëndë ishin gripi i Hong- Kongut (1968-69) dhe Gripi Aziatik (1957-58), me afro 300 dhe 400 vdekje për milionë banorë, përkatësisht. Këto pandemi u pasuan nga gripi i derrave në vitin 2009-10 me 11 vdekje për 1 milion në rang global.
COVID-19 është më e madhja që nga gripi i Hong Kongut, me gjithë masat që u morën globalisht për ta frenuar atë. Gjatë viteve 2000-18, bota kaloi edhe epidemi të tjera të forta si SARS (2002-03), MERS (2012), Ebola (2014-15), dhe Zika (2015-16).
Banka Botërore vëren se frekuencat e epidemive janë rritur dukshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke i rritur edhe më shumë gjasat që të shpërthejnë pandemitë, transmeton GE, përcjell albinfo.ch.
Që nga viti 1960 ka pasur më shumë se 250 katastrofa biologjike, ku kanë vdekur mbi 10 milionë njerëz, por këto fatkeqësi nuk i kanë prekur ekonomitë e përparuara.
Gjithashtu bota po përballet gjithnjë e më shumë me ndryshimet klimatike, të cilat zënë 70 për qind të katastrofave natyrore gjatë vitit 1960-2018.
Banka Botërore analizon se pandemia e COVID-19 mund të jetë shumë më e rëndë për ndikimin negativ në ekonomi se sa shumica e katastrofave të mëparshme tri arsye:
1- Globalizimi. Pandemia COVID-19 i ka përshkallëzuar efektet negative në krahasim me pandemitë e tjera, për shkak të integrimit më të madh global në tregti e lëvizje gjatë dekadës së fundit.
2- Parandalimi i infeksionit dhe distanca fizike. Për sa kohë pasi kërkohet distanca e rreptë sociale, disa aktivitete nuk do të jenë në funksion të plotë. Kjo ndikon negativisht sektorin e turizmit dhe degë të lidhura më të.
3 Stresi i thellë financiar. Krizat financiare kanë tendencë të prodhojnë humbje të produktivitetit të punës. Grupet e cenueshme janë të ekspozuara veçanërisht tek humbjet ekonomike nga katastrofat. Papunësia mund të krijojë një efekt ekonomik kaskadë me ndikim edhe në sistemin financiar, duke e çuar edhe atë në krizë.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











