Lajme
Vdekshmëria nga Covid-19 ka rënë
Vala e dytë e koronavirusit pritet të zgjasë deri në fillim të nëntorit.
Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Evropë, Aurora Meta Dollenberg në një intervistë për Tv Klan tha se për shkak të kushteve atmosferike shumë vende, përfshi edhe Gjermaninë po e kalojnë tani valën e dytë të Covid-19.
“Gjermania po e kalon tani valën e dytë, lagështia dhe ulja e temperaturave sollën rritje që pritet të zgjasë deri në fillim nëntorit”, shprehet mjekja.
Të shumtë janë personat që po krijojnë imunitet nga Sars Cov 2 ,dhe po ashtu numri i vdekjeve krahasuar numrin e lartë të infektimeve, është më i ulët se në periudhën mars prill.
“Ka rënë virulenca, agresiviteti dhe është përhapur më shumë virusi në popullatë. Të rinjtë po e përhapin më shumë”, shton ajo.
Mjekja shqiptare në gjermani, Aurora Dollenberg vlerësoi ecurinë e procesit të vaksinë në gjermani, për të cilën tha se ajo pritet të jetë gati në fillim të pranverës së ardhshme.
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













