Shkurt.ch
Vazhdon rënia e kërkesave të azilit në Zvicër
Në janar të këtij viti, në Zvicër u parashtruan 1153 kërkesa për azil, 128 më shumë se një muaj më parë (+ 12.5 për qind). Krahasuar me janarin e vitit të kaluar, kjo paraqet një rënie prej 19.4 për qind (-278 kërkesa).
Gjatë muajit janar, Sekretariati shtetëror për migrim (SEM) ka përpunuar 1351 kërkesa për azil, në shkallë të parë, informon Albinfo.ch. Nga këto, 305 rezultuan me një vendim pa hyrje (prej të cilave 265 në bazë të Marrëveshjes së Dublinit), 356 personave iu dha azili dhe u lejuan 364 pranime të përkohshme. Numri i aplikimeve në pritje në shkallë të parë arriti në 11,504 duke zbritur 90 njësi nga muaji i kaluar, shkruan albinfo.ch.
Vendet kryesore të aplikantëve në Zvicër mbeten: Në janar Eritrea me 196 kërkesa, 30 më shumë se në dhjetor 2018 dhe Afganistan (105 kërkesa, +24). Pastaj vijnë Siria (95 kërkesa, -10), Gjeorgjia (80 kërkesa -2) dhe Algjeria (72 kërkesa -1), transmeton albinfo.ch.
Gjatë muajit janar, 115 shtetas sirianë arritën në Zvicër si pjesë e programit të zhvendosjes së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë. Në dhjetor 2016, Këshilli Federal vendosi të strehojë një kontigjent prej 2000 viktimash të konfliktit sirian brenda dy vjetësh, informon Albinfo.ch. Në mes të pranverës 2017 dhe fundit të janarit 2019, 1709 persona u pritën në Zvicër në këtë kontekst. Ky program i risistemimit synon veçanërisht personat e cenuar në Siri ose në vendet fqinje, të cilëve UNHCR ka njohur statusin e refugjatit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










