Shqipëria
Vazhdon mbyllja e lokaleve të lojërave të fatit
Policia e Shqipërisë njofton se ka vazhduar operacionet në gjithë territorin në zbatim të planit të masave që po merren për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Policia njofton se në 24 orët e fundit ka evidentuar dy raste në Tiranë dhe Burrel që nuk i kishin mbyllur lokalet.
“2 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një njësi kompjuterësh, dy televizorë dhe pajisje elektronike, të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara”, njofton policia.
Policia shprehet se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë. Policia e Shtetit fton qyetarët të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’ çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













