Turizëm
Vazhdon fluksi i turistëve në Kapadokya
43 milionë euro deri më tani i ka fituar Turqia nga aktiviteti më i preferuar për turistët, përkatësisht vizita në rajonin e Kapadokyas.
Pos formësimeve natyrore shkëmbore, vendbanimeve nëntokësore, hoteleve dhe manastireve historike, vizitorët kanë mundësinë të shikojnë këto bukuri nga qielli, duke marrë pjesë në udhëtimet me balonat me ajër të nxehtë.
Udhëtimet zhvillohen me balonat, të cilat ngrihen në qiell nga rajoni Göreme çdo mëngjes me lindjen e diellit, përcjell albinfo.ch.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, me udhëtimet ku janë realizuar 11.814 fluturime, nga qielli kanë parë bukuritë e rajonit 232.109 njerëz, rreth 3 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në udhëtimet e organizuara nga kompani të shumta në rajon, ku balonat qëndrojnë në ajër për një orë, kushtojnë mes 170 dhe 200 euro për person.
Shëtitjet me balona kanë një kontribut vjetor në ekonomi ku në vitin 2016 kjo shifër ka arritur në 33 milionë euro, në vitin 2017 arriti në rreth 43 milionë dhe në vitin 2018 rreth 70 milionë, ndërsa në 6 muajt e parë të këtij viti ka arritur në rreth 43 milionë euro.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











