Kosova
Vazhdon dhuna ndaj grave, 8 raste për 24 orë
Këto janë rastet për të cilat policia raporton përmes raportit të fundit 24 orësh
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë nëntë gra që kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi është ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tyre.
Bëhet fjalë për tetë raste të ndara ku gratë kanë qenë cak i dhunës. Policia në të gjitha këto raste ka prangosur 11 burra gjithsej, shumica prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe disa që janë liruar, njofton Klan Kosova.
Në Prishtinë rreth orës 02:00 të ditës së djeshme burri në gjendje të dehur ka kanosur gruan e tij. Rasti tjetër është në Drenas ku një burrë ka rrahur me shuplaka dhe grushte një grua së cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, përcjell albinfo.ch.
Ngjashëm ka ndodhur edhe në Gjilan, ku një burrë ka përdorur forcën ndaj një gruaje së cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda dhe rasti tjetër ku përveç që ndaj një gruaje është ushtruar dhunë fizike, ajo më pas është kanosur përmes rrjetit social Instagram.
Nga rastet e mësipërme, në Pejë një vajzë e komunitetit egjiptian është rrahur nga babai dhe tre vëllezërit e saj bashkë me personin me të cilin ajo donte të martohej.
Në Gjakovë një burrë ka rrahur gruan e tij dhe vajzën, por që ndaj viktimave ka ushtruar edhe dhunë psikike.
Në Skenderaj një grua ka qenë cak i një sulmi nga një burrë i cili ka hyrë në shtëpinë e saj dhe ka provuar që ta dhunojë seksualisht.
Këto janë rastet për të cilat policia raporton përmes raportit të fundit 24 orësh.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













