Lajme
Vazhdon aksioni në Lazarat, tre të plagosur
Aksioni i filluar dy ditë më parë po vazhdon në Lazarat, ndërsa edhe të shtënat me armë po vazhdojnë ndërmjet kriminelëve dhe Policisë
Një polic dhe dy bari janë plaguar gjatë shkëmbimit të zjarrit në Lazarat, ku rreth 800 forca policore shqiptare kanë nisur aksionin për t’i shkatërruar të gjitha bimët narkotike. Aksioni i filluar dy ditë më parë po vazhdon, ndërsa edhe të shtënat me armë po vazhdojnë ndërmjet kriminelëve dhe Policisë.
Siç raporton Ministra e Punëve të Brendshme, autoblindat e policisë kanë avancuar gati deri në qendër të kësaj qyteze. Sipas MPB-së, Policia ka forcuar efektivin e saj në zonat ku më herët ka apsur shkëmbim zjarri. Disa përsona të kërkuar tashmë janë arrestuar,
“Nga një grup personash pozicionuar në kodër ka nisur një breshëri armësh dhe plumbat kanë rënë në shtëpitë e banorëve të fshatit. Krismat kanë nisur gjatë natës e për pasojë një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, një 32-vjeçar efektiv i FNSH-së së Shkodrës është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.
Ndërkohë banorët e Lazaratit kanë vijuar të djegin në masë hashashin e prodhuar një vit më parë dhe raportohen edhe fusha me bimësi të shkulur.
Policia pasditen dhe mbrëmjen e djeshme ngushtoi rrethimin duke marrë nën kontroll zonën e kultivuar me hashash pranë magazinës së banorit Gate Mahmutaj, ndërsa ky i fundit është zhdukur, citon TCH.
Në intervistën e fundit televizive ai u përpoq të shfajësohet, por policia në këtë magazinë konstatoi gëzhoja, fuçi me hashash që digjeshin, hashash nëpër thasë dhe bimë që ishin gati për mbjellje.
Gjatë pasdites, policia njoftoi për dy të plagosur. Një 19-vjeçar nga Ura Vajgurore, që ishte bari në këtë zonë dhe që ka marrë plagë në këmbë dhe dorë, si dhe një 33-vjeçar nga Pogradeci, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga strukturat e policisë janë kontrolluar 20 shtëpi në fshatin Lazarat. Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur sasi të konsiderueshme bimë të kultivuara, boçe kanabisi, makineri për presimin e kanabisit, municione në sasi të mëdha. Gjatë paradites të së martës, në Gjirokastër ishte edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
“Është shumë e rëndësishme që të kuptoni të gjithë se, ora kur lidhjet e botës së krimit në Lazarat me Parlamentin dhe politikën, me ata që deri dje i shfrytëzonin, këto lidhje kanë mbaruar një herë e mirë. Kjo që po shihni sot, është shembulli më i mirë i vendosmërisë sonë për të vendosur shtetin ligjor në çdo cep të Shqipërisë”, u shpreh ministri Saimir Tahiri.
Rreth 800 forca policie mbajnë të rrethuar terrenin dhe ato janë nga policia e Gjirokastrës, forcat speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcës në Vlorë. Po ashtu, në këtë operacion janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat Elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme përmes njëp njoftimi për shtyp u bën thirrje banoreve të Lazaratit që për arsye të sigurisë së jetës së tyre të mos dalin nga banesat, ndërsa qytetarëve të tjerë të shmangin fshatin.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











