Jeta në Zvicër

Boeing-u zviceran mbetet i bllokuar në Kanada

I nisur të shtunën nga Zurich, një Antonov An-124, një prej avionëve më të mëdhenj të transportit në botë solli në Iqaluit një reaktor të ri për të zëvendësuar të dëmtuarin gjatë fluturimit LX40 Zurich-Los Angeles

Mekanikët e Swiss janë duke ndërtuar një reaktor të ri për Boingun 777, i cili është i bllokuar për gati një javë në Iqaluit, në veri të largët të Kanadasë. Për çdo ditë fatura por rritet për kompaninë ajrore.

I nisur të shtunën nga Zurich, një Antonov An-124, një prej avionëve më të mëdhenj të transportit në botë solli në Iqaluit një reaktor të ri për të zëvendësuar të dëmtuarin gjatë fluturimit LX40 Zurich-Los Angeles.

Pas një mesazhi për difonksionim, reaktori i majtë ishte ndaluar në mënyrë automatike të mërkurën e kaluar, duke detyruar Boingun 777 të zbarkojë në mënyrë emergjente në fshatin e vogël buzë Oqeanit Arktik.

“Një analizë e parë në vend zbuloi se dëmi nuk mund të riparohej atje, kështu që ne u detyruam të dërgojmë një reaktor nga Cyrihu në Kanada”, tshpjegon zëdhënësi për Swiss.

Për të ndërtuar reaktorin e ri 8,3 tonë, me vlerë rreth 24 milionë franga, një strehë është instaluar nën krahun e avionit. Ajo duhet të mbrojë mekanikët nga temperaturat e ngrira, temperaturat që bien poshtë deri në ° -25C. Këto kushte ngadalësojnë punën, kohëzgjatja mbetët e panjohur.

Incidenti mund të kushtojë shumë për kompaninë Swiss. Një vlerësim i Tages-Anzeiger thotë se kjo faturë mund të arrijë deri në një milion franga. Kjo shifër përfshin kompensimin për 216 pasagjerë, riatdhesimin dhe transportimin e reaktorit të ri Antonov. Dhe, sa më shumë riparimi do të marrë kohë, aq më shumë do të rritet fatura.

I pyetur nga gazetat e mediave zvicerane, Swiss nuk pranoi të komentojë mbi koston e riparimit të avionit. Zëdhënësi i saj thjesht përsëriti se kompania ka “sigurimin e duhur”. Mbetët për të vendosur përgjegjësinë e reaktorit të dëmtuar.