Lajme
Vazhdojnë sulmet mes Iranit dhe Izraelit
Forcat Ajrore të Izraelit kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj objektivave ushtarake në Iranin perëndimor, si përgjigje ndaj raketave të lëshuara nga territori iranian drejt Izraelit mëngjesin e së dielës, shkruan DW.
Sipas një deklarate në rrjetin social X, ushtria izraelite bëri të ditur se ka goditur pozicione të raketahedhësve që ishin gati të lëshonin raketa drejt territorit izraelit, si dhe trupa të Forcave të Armatosura Iraniane. Gjithashtu, u raportua se disa raketa të lëshuara nga Irani janë neutralizuar para se të arrijnë objektivat, transmeton albinfo.ch.
Shërbimi izraelit i shpëtimit Magen David Adom konfirmoi se nga dy valë raketash janë plagosur 11 persona – njëri në gjendje të moderuar dhe dhjetë të tjerë me lëndime të lehta. Mediat izraelite publikuan pamje të një ndërtese të dëmtuar rëndë në qendër të Izraelit, si pasojë e një prej shpërthimeve.
Në anën tjetër, radioja shtetërore iraniane raportoi se Irani kishte lëshuar rreth 30 raketa si përgjigje ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj tri objekteve bërthamore iraniane disa orë më parë.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm dhe të qëndrojnë në strehimore, megjithëse në disa zona është lejuar largimi nga ambientet e mbrojtura. Ushtria paralajmëroi se edhe pse mbrojtja ajrore po funksionon me intensitet, sistemi nuk është hermetik dhe rreziku mbetet i lartë.
Në një tjetër zhvillim të tensionuar, Irani ekzekutoi shtetasin Majid Moseybi, i akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit dhe për përpjekje për të transmetuar informacione të ndjeshme në lidhje me objektiva strategjikë. Agjencia gjyqësore iraniane Mizan raportoi se Moseybi u var mëngjesin e së dielës, pas konfirmimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













