Uncategorized
Vazhdojnë protestat në Londër, më shumë se 700 të arrestuar
Protestuesit e ndryshimeve klimatike u kthyen në marshimin në Londrën qendrore të shtunën, pasi policia tha se më shumë se 700 vetë janë arrestuar që nga fillimi i demonstratave.
Organizatorët e protestave të ashtuquajtur “Rebelimi i zhdukjes” kanë bërë thirrje për mosbindje civile të padhunshme për të detyruar qeverinë britanike që të reduktojë emetimet neto të gazeve serrë në zero deri në vitin 2025.
Demonstruesit të shtunën kishin bllokuar rrugët në Oxford Circus dhe u mblodhën në Urën e Waterloo dhe në Sheshin e Parlamentit.
Më parë një varkë e kuqe, e cila u pa si pjesa qendrore e grupit, u çmontua. Demonstruesit që ishin lidhur me zinxhirë në anije u hoqën me forcë nga policia të premten, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
Një aktivist i tha BBC-së: “Ne duhet të bëjmë ndikimin maksimal për të detyruar qeverinë për të filluar të na dëgjojë dhe për të marrë masa për ndryshimet klimatike.
“Ne kemi provuar në të kaluarën vetëm duke qëndruar në një vend të caktuar me pankarta, dhe duke bërë një protestë paqësore në një vend pa ndërprerje – thjesht nuk ka funksionuar”.
Policia i kishte kërkuar aktivistëve të kufizonin protestat e tyre vetëm në Mermer Arch dhe tha se më shumë se 718 njerëz u arrestuan që nga 15 prilli, me 28 akuza.
Protestat e ndryshimeve klimatike u mbajtën gjithashtu në Paris të premten, ku demonstruesit bllokuan hyrjen e Ministrisë së Ekologjisë, Energjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Aktivistët vendosin postera duke lexuar “Macron, President i ndotësve”.
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











