Lajme
Vazhdojnë protestat nëpër Evropë në solidarizim me Ukrainën
Pjesëmarrësit shprehën solidaritetin e tyre me njerëzit në Ukrainën e përfshirë nga luftimet.
Dhjetëra-mijëra persona kanë protestuar sërish sot në shumë qytete të Gjermanisë kundër agresionit rus ndaj Ukrainës, përcjell Albinfo.ch.
Vetëm në Hamburg, sipas të dhënave të policisë, kanë protestuar deri në 30.000 vetë, transmeton DW.
Protestuesit mbanin pankarta me thirrje: “Stop Putin, stop war” dhe “Vendosni paqe”.
Natalia Kliçko, bashkëshortja e kryebashkiakut të Kievit, Vitali Kliçko, duke folur në pultin e referuesve para protestuesve bëri thirrje për mbështetje për Ukrainën.
Një varg me njerëz i krijuar në distancën që nga konsullata uktrainase deri tek ajo ruse në Mynih kërkuan fundin e luftës. Sipas të dhënave të policisë, rreth 2000 vetë u mblodhën në vargun e njerëzve në Mynih. Disa pjesëmarrës në demonstratë kërkuan që presidenti rus, Vladimir Putin, të përgjigjet përpara Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë.
Nën titullin “muzikë për paqen” në Shtutgart orkestra të njohura, kore, këngëtarë si dhe muzikantë amatorë demonstruan nën tingujt e muzikës kundër luftës.
Përpara operas orkestra e Filarmonisë së Shtutgartit, opera e Shtutgartit, orkestra simfonike e SWR dhe të tjera orkestra interpretuan ndër të tjera “Odën e gëzimit” nga Ludwig van Beethoven. Pjesëmarrës ishin kore, muzikantë profesionistë, këngëtarë dhe amatorë.
Në Dyseldorf, në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRW), demonstruan rreth 5000 vetë nën moton “Bashkë kundër agresionit rus”. Zëvendëskryeministri i NRW-së, Joachim Stamp, (FDP) në demonstratë kujtoi edhe “ruset e rusët e guximshëm, që pavarësisht represioneve dalin në protesta në rrugë”.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









