Vazhdojnë investimet e DEZA-s në Komunën e Kamenicës
Krahas komunave tjera edhe Komuna e Kamenicës ka përfituar disa projekte nga Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Zvicrës (DEZA)

Ndërrimi i qeveritarëve komunalë aspak nuk e ka humbur kontinuitetin e kryerjes së punimeve nga punëmarrësit. Intercooperation (Fondacion zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar) është bartës i projekteve të shumta. Kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Shaip Surdulli shtjellon më gjerësisht ecurinë e realizimit të disa projekteve.
Albinfo.ch: z. Surdulli, me cilat organizata zvicerane keni bashkëpunim?
Shaip Surdulli: Një veprimtari të vazhdueshme te ne e ka organizata „Intercooperation” që vepron nëpërmes projektit „Logos”. Fillimisht “Intercooporation” kishte kontraktuar me organizatën CDI (Iniciativa për zhvillimin e komunitetit) realizimin e disa projekteve të infrastrukturës. Ç´është e vërteta me këtë organizatë kemi kontraktuar disa punime infrastrukturore qysh në mandatin e kaluar. Në fakt kemi pasur një marrëveshje për bashkëpunim për një projekt trevjeçar për ngritjen e kapaciteteve në komunë. Kanë qenë paraparë 5 projekte; kanalizimi në Karaçevë të Poshtme, ujësjellësi në Shipashnicë të Epërme, në Kopernicë dhe në Kolloleq (këto tri projekte kanë shkuar përmes CDI-së). Ndërkohë, pra sivjet ka filluar faza e dytë e projektit Logos. Në fazën e dytë kjo organizatë nuk ka dashur të vazhdojë me projekte të infrastrukturës fizike, por me ngritjen e kapaciteteve profesionale të Komunës. Si prioritete kemi filluar me planin zhvillimor komunal, ku gjer më tani janë formuar disa grupe punuese, varësisht prej lëmenjve të ndryshëm; për arsim, shëndetësi, infrastrukturë etj. Dhe, janë duke u mbajtur disa takime për ofrimin e të dhënave, për krijimin e një databaze për të bërë planin zhvillimor të Komunës. Ky plan zhvillimor komunal parashihet të përfundojë në vitin 2012. Po ashtu „Intercooperation” ka filluar të punojë rreth planit urbanistik të komunës. Kuvendi komunal tashmë ka marrë një vendim që ta përkrahë këtë projekt dhe nuk është bërë diçka më shumë, porse pritet që të punohet njësoj si në planin zhvillimor komunal, po ashtu edhe për planin zhvillimor urbanistik. Prej projekteve të tjera në kuadër të „Intercooperation” ata e kanë futur në prioritet që kur të bëhet objekti i ri i komunës, që do të ndërtohet nga Komisioni Evropian në kuadër të projektit „Logos”, të financohet zyra e pritjes për qytetarë, pra me të gjitha pajisjet përcjellëse, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje sa më të favorshme për nevojat e tyre në raport me komunën.
albinfo.ch: Sa është e kënaqur organizata “Intercooperation” me punëmarrësit vendorë?
Shaip Surdulli: Janë disa vërejtje, sepse janë zvarritur disa punë të infrastrukturës. Ne kemi kontaktuar para një kohe edhe me Zyrën për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Zvicrës, në Prishtinë dhe u kemi thënë se Zyra e CDI-së e ka zvarritur kryerjen e disa punëve, kështu që ata kanë bërë pak presion tek “Interkooperation” dhe këta të fundit edhe te “CDI-ja” dhe po shpresojmë se tani do të përshpejtohet përfundimi i punëve që u takonin fazës së parë realizimi i së cilës ishte paraparë për tri vjet, në kuadër të projektit “Logos”. Mirëpo, gjithsesi, në vazhdimësi është duke u zhvilluar edhe faza e dytë që lidhet me planin zhvillimor komunal, me planin urbanistik etj.
albinfo.ch: A ka pasur ndikim në këtë zvarritje ndërrimi i udhëheqjes komunale?
Shaip Surdulli: Jo, assesi nuk ka ndikuar ndërrimi i strukturave udhëheqëse komunale.
albinfo.ch: Duke parë natyrën e investimeve të zviceranëve, ku mendoni se do të ishte e mundur të investohej në të ardhmen?
Shaip Surdulli: Kërkesë jona është shtimi i sasisë së ujit të pijshëm, sidomos në qytet, por edhe nëpër fshatra. Dhe, kjo organizata “CDI” e ka kërkuar një listë të projekteve për ujësjellës dhe kanalizim, për Kamenicën. Ne e kemi bërë atë listë dhe e kemi dorëzuar me kohë. Natyrisht ata kanë marrë kërkesa edhe prej komunave të tjera, kështu që e bëjnë sistemimin edhe ua dërgojnë DEZA-s, e cila pastaj vendos për ndarjen e mjeteve për „CDI-në” e cila pastaj realizon projektet. Ne po shpresojmë se do të na merren projektet në shqyrtim dhe të realizohen sa më shumë prej tyre. Si projekt prioritar ne e kemi përcaktuar ujësjellësin në fshatin Rogaçicë, tha mes tjerash për Albinfo.ch, kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Shaip Surdulli.
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia” Që nga zgjedhjet e shkurtit, ka pasur 32 përpjekje për të konstituuar parlamentin - të gjitha...
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit