Integrimi
Vaud: Thirrje për mobilizim në votimet e 10 prillit
Qeveria e Kantonit Vaud mund të rrëshqet në të djathtë ne koalicion me ekstremin e djathte. Dy politikane komunal shqiptare i ftojne bashkekombasit te votojne kete te diele
Këtë të diele me 10 prill 2022 mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për Qeverinë e Kantonit Vaud. Këto zgjedhje kanë një rëndësi shumë të madhe ngase është mundësia të thyhet ekuilibri politik i krijuar që prej 12 vitesh në këtë kanton.
Kantoni Vaud është i drejtuar prej vitit 2010 nga një qeveri e majtë dhe një Parlament të djathtë. Ky konfigurim politikë mundësonte një stabilitet politik të kantonit dhe një progres më të madh të çështjeve që kanë të bëjnë me të arriturat sociale, shëndetësore, arsimit dhe po ashtu krijimin e një kantonit ekonomikisht kompetitivë e atraktiv.
“Në rast të humbjes së Aleancës së majtë në këto zgjedhje humbet ekuilibri politik i krijuar dhe po ashtu i gjithë progresi i bërë në fushat sociale, arsimore, shëndetësore dhe në rritjen e kapaciteteve të çerdheve nëpër komuna të kantonit do të njohin një stagnim të madh.”, thotë politikani shqiptar Musa Kamenica.

Për politikanin dhe deputetin e Lozanës, Musa Kamenica, emër i njohur i komunitetit shqiptar është shumë e rëndësishme që qytetarët tanë me të drejtë vote duhet që të dalin të votojnë në zgjedhjet e kësaj të diele për të ruajtur stabilitetin politik në këtë kanton.
Edhe politikani tjetër shqiptar nga komuna Ecublens, Naser Iseni, është me rëndësi të veçantë të rritet numri i votuesve sidomos e votuesve me orientim të majtë për të favorizuar listën Partisë Socialiste PS dhe të Gjelbërit për t’i mundësuar listës së djathtë dhe ekstremit të djathtë të marrin ekzekutivin e kantonit duke parë që parlamentin e ka fituar e djathta.
Iseni kërkon mobilizim të votuesve me origjinë të huaj për arsye që, sipas tij, do të ketë pasoja negative nga aspekti social, pedagogjik, ekonomik, investimet, dhe tjera lami të ekonomisë.
«Mirëqenia do të jetë e rrezikuara në rast se lista PLR – UDC fiton mazhorancën në ekzekutiv. Duke parë se në legjislacionin e kaluar PS dhe të Gjelbërit kanë kryer punë kolosale në shumicën e lamive: shëndetësi, arsim, integrim etj.», tha Iseni duke kërkuar që të votohet sa më shumë të dielën për prosperitetin dhe përfitimet e të gjithëve për të penguar PLR dhe UDC që të frenojë, sipas tij, investimet në sektorë të lartë përmendura.

Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










