Shkurt.ch
Vatikan: Paguhet vetëm kesh
Vatikani nuk ka plotësuar të gjitha masat e sigurisë të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për të parandaluar pastrimin e parave
Turistët në Vatikan tash e tutje për të vizituar muzetë apo për të blerë suvenire apo ndonjë gjë tjetër duhet të paguajnë vetëm me para të gatshme, pasi Banka Qendrore e Italisë ka vendosur për të bllokuar pagesat elektronike.
Gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan se bllokada e imponuar për Selinë e Shenjtë vjen ngase Vatikani nuk ka plotësuar të gjitha masat e sigurisë të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për të parandaluar pastrimin e parave.
Kjo do të thotë se bankat italiane nuk lejohen të punojnë në territorin e Vatikanit dhe “Deutsche Bank Italia”, e cila për 15 vjet i ka ofruar Vatikanit shërbime të pagesave elektronike, njoftoi se Banka e Italisë ka tërhequr autorizimin pas 31 dhjetorit 2012, njoftoi AP.
Vatikani po bën përpjekje për të zgjidhur këtë problem për mijëra turistë që vizitojnë muzetë e saj të njohur, por nuk ka komentuar dyshimet për bllokimin e pagesave elektronike.
Në mënyrë që të përmirësojnë masat për të zbuluar dhe për të parandaluar pastrimin e parave, Vatikani pak muaj më parë ka punësuar një ekspert zviceran, thotë AP.
Muzetë, dyqanet e suvenireve dhe turnetë janë një burim i madh i të ardhurave për Vatikanin.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











