Sport
Valon Berisha mund të luajë për Kosovën
“Nuk e di nëse do të luaj me Kosovën në shtator, por gjithçka mund të ndodhë. Për momentin mund të them se jam pjesë e Kombëtares norvegjeze”, deklaroi Berisha
Mesfushori me tipare sulmuese i Salzburgut, Valon Berisha, është i kënaqur me triumfin në sfidën ndaj Partizanit, derisa ka folur edhe për Kombëtaren shqiptare dhe Kosovën, shkruan albinfo.ch.
“E kemi pasur shumë të vështirë në Elbasan, megjithatë ishim të përgatitur për këtë. Ne jemi një skuadër që kemi kualitete dhe mendoj se kjo e ka bërë diferencën, edhe pse nuk kemi luajtur në 100 për qind të formës sonë. Megjithatë, kemi marrë maksimumin nga kjo përballje”, tha shqiptari, i cili mori edhe 11-metërshin për austriakët.
Në këtë moment, në drejtim të tij kanë vërshuar ofendime nga tifozët e kuq. “I prisja këto ofendime, pasi po luante një shqiptar kundër shqiptarëve”, tha futbollisti, i cili nuk e mohoi mundësinë që në të ardhmen të luajë për Kosovën.
“Nuk e di nëse Kombëtarja e Shqipërisë më ka bërë ftesë, pasi unë kam debutuar që 18 vjeç me atë të Norvegjisë. Nuk e di nëse do të luaj me Kosovën në shtator, por gjithçka mund të ndodhë. Për momentin mund të them se jam pjesë e Kombëtares norvegjeze”, ka mbyllur Berisha në deklaratën e tij.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











