Integrimi
Valmiri, Kampion Evropian i gipserëve
Valmir Dobruna me përfaqësuesen gjermane është shpallur kampion evropian në një garë të zanateve "Euro Skills", që është mbajtur nga 2 deri më 5 tetor në Lille të Francës
Lajmin e ka bërë të ditur për albinfo.ch vetë Valmiri, i cili sapo është kthyer me dy medalje të arta nga Franca.
”Është ndjenjë e mirë të jesh fitues në një garë ndërkombëtare sikur kjo në Francë. Për mua është një eksperiencë e mirë dhe nuk do ta harroj kurrë”, tha për albinfo.ch Dobruna.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë garë evropiane.
Kosovari, duke përfaqësuar Gjermaninë në kampionatin evropian të stukatorëve në Lille të Francës, ka marrë më së shumti pikë në një konkurrencë të fortë me 7 vendet e Evropës.
Valmiri ka vetëm një vit që po bën punën e stukatorit, gipserit, në Gjermani.
Tashmë shqiptari me origjinë nga Kosova është numër 1 edhe në Gjermani, ngase ka marrë medaljen e artë “Best of Nation” në këtë profesion.
Përgatitjet për këtë garë ndërkombëtare të zanateve „Euro Skills” në Francë i kanë marrë shumë kohë Valmirit dhe kolegut të tij gjerman, Marc Armbrüster.
Sukseset e Valmirit janë mburrje për firmën dhe një lloj letërnjoftimi për nivelin e saj.
Me suksesin e tij në këtë profesion, Valmir Dobruna është bërë shembull edhe për të rinjtë që zakonisht hezitojnë të orientohen në profesione të tilla.
Ai ka thënë se me fitoren në Francë ka marrë edhe më shumë motivacion për të vazhduar punën si gipser në Gjermani. Valmiri po vijon shkollën për mjeshtër stukator.or.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














