Integrimi
Valmir Dobruna, në kombëtaren gjermane të “gipserëve”
Ai me përfaqësuesen gjermane pret të marrë pjesë në kampionatin evropian të stukatorëve, në tetor të këtij viti
Kampionë nuk ka vetëm në sporte. Të tillë gjejmë edhe në fusha të tjera të jetës e të punës. Sikur në stukaturë, për shembull. “Stukatorët” në Gjermani, ose siç njihen në Zvicër, “gipserët”, kanë po ashtu “kampionatet” e veta ashtu sikurse edhe “kombëtaren” dhe zhvillojnë “ndeshje” jashtë e brenda vendit.
Valmir Dobruna është një stukator. Ka vetëm një vit që ka hyrë në këtë profesion por shqiptari 22 vjeçar tashmë bën pjesë në mesin e 10 më të mirëve në profesionin e tij në Gjermani. Është zgjedhur vitin e kaluar dhe me këtë cilësi bën pjesë edhe në përfaqësuesen gjermane të këtij profesioni.
20 deri 30 ditë në vit ai i kalon në përgatitjet për gara në “kombëtare”. Firmës ku punon “Stukkateurbetrieb Thomas Jakob” në Wilhelmsfeld nuk i bëhet shumë qejfi kur mungon Valmiri por shefi i tij Thomas Jakob i jep përkrahjen e tij të plotë. Ai thotë se sukseset e Valmirit janë mburrje për firmën dhe një lloj letërnjoftimi për nivelin e saj.
Me suksesin e tij në këtë profesion, Valmir Dobruna është bërë shembull edhe për të rinjtë që zakonisht hezitojnë të orientohen në profesione të tilla, shkruan rheinneckarzeitung.de. Për shqiptarin që në Gjermani ka ardhur me prindërit, si 4 vjeçar, profesioni i stukatorit është shumë interesant dhe shumëplanësh.
“Është kënaqësi që me duart tua të formësosh gjëra dhe në fund të dtës të shohësh rezultatin e punës tënde” thotë ai.
Por, ambiciet e Valmirit nuk përfundojnë këtu. Ai me përfaqësuesen gjermane pret të marrë pjesë në kampionatin evropian të stukatorëve që mbahet në tetor të këtij viti. “Besoj se kam shanse”, shprehet Dobruna.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











