Lajme
Valentina falënderon gjermanët
Ndihmat nga qarku Günzbur kanë mundësuar operimin e vajzës 14 vjeçe nga Kosova, Valentina Gashi
Kush e ka parë vështrimin e pikëlluar të Valentina Gashi në “Günzburger Zeitung” vështirë të besonte në ndryshimin e gjendjes së saj. Vajzës që “deri dje” kishte vuajtur nga një formë e rëndë e skoliozës (shtrembërimit të boshtit kurrizor) sot i buzëqesh fytyra. Babi i saj, Afrim Gashi kishte vënë në lëvizje gjithçka për të sjellë të bijën në Gjermani për ta operuar. Ndërsa për të kërkuar ndihma për operacionin që kushtonte rreth 25 mijë euro, i ishte drejtuar edhe gazetës “GZ” më lartë. Familja Gashi kishte jetuar në Günzburg mes vitreve 1992-2000 ndërsa Valentina kishte lindur po aty, në vitin 1998.
Lexuesit e “GZ”kanë mbledhur rreth 4300 euro për Valentinën. Ndërsa pjesën më të madhe të shumës e kane mbuluar dy dhurues anonimë, thotë Afrim Gashi. Ata të dy kishin derdhur paratë e tyre drejtpërdrejtë në xhirollogarinë e klinikës Schön në Neustadt.
Valentina e ka tejkaluar mirë operacionin. “Kam edhe më tutje pak dhembje por jam shumë më mirë”, përkthen Afrimi fjalët e vajzës.
Valentina tash ka ardhur me një buqetë lulesh në redaksinë e GTZ dhe mirënjohja i lexohet në fytyrë. “Pa lexuesit e gazetës tuaj nuk do t`ia dilnim”, thotë Afrim Gashi.
Me shtrembërimin e boshtit kurrizor, në një fazë të përparuar të sëmundje, Valentina e mbante kokën shtrembër. Operimi në Gjermani, çfarë, sipas Afrimit, nuk ishte e mundur të realizohej në Kosovë e ka shpëtuar vajzën nga një fat i rëndë.
Gashi flet me mirënjohje për trajtimin që i është bërë të bijës në spital. “Kurrë nuk kam parë një spital kaq të bukur. Ne nuk mundeshim tash të shkonim në Kosovë pa ju thënë njëherë faleminderit”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













