Integrimi
Valdet Gashi është ekzekutuar nga ISIS-i sepse donte të shpëtonte robërit nga shteti islamik
Ai, me dilemat e tij i ishte drejtuar politikanit nga FDP Tobias Huch nga landi Rheinland-Pfalz. Ai e kishte kontaktuar politikanin në fjalë përmes facebook-ut dhe kjo i ishte hakmarrë
Ish kampioni botëror i thaiboksit Valdet Gashi, përfundimisht është ekzekutuar nga ISIS-i. Kjo thuhet nga informacione që ka siguruar gazeta gjermane “Die Welt”. Deri tash ishte e paqartë se në çfarë rrethanash ka ndodhur vrasja e shqiptarit që kishte shkuar në Siri të luftonte për xhihadin.
Sipas gazetës, Valdet Gashit kishin filluar t`i lindnin dyshime rreth kursit të Shtetit Islamik (ISIS-it). Ai madje me dilemat e tij i ishte drejtuar politikanit nga FDP Tobias Huch nga landi Rheinland-Pfalz, transmeton albinfo.ch. Ai e kishte kontaktuar politikanin në fjalë përmes facebook-ut dhe kjo i ishte hakmarrë, gjegjësisht u ka rënë në vesh atyre të ISIS-it.
Ai, siç merr vesh më tutje gazeta, kishte pasur plan të blinte lirinë e skllevërve nga ISIS-i dhe për këtë i kishte kërkuar para politikanit Huch. Ky i fundit, nga ana e tij e kishte sinjalizuar mbështetjen, siç shihet nga protokolli i korrespondencës së tij me Gashin në chat.
Dy ditë pasi që Gashi e ka njoftuar politikanin Huch për mundësinë e lirimit të jezidëve të kidnapuar dhe kontrabandimit të tyre jashtë territorit të ISIS-it, është raportuar për vrasjen e Gashit, përcjell albinfo.ch. Huch por edhe organizata siriane, opozitare mbikëqyrëse e të drejtave të njeriut me seli në Londër konsideron se Gashi është ekzekutuar nga ISIS-i. Kjo pasi që udhëheqja e ISIS-it e bën përgjimin e komunikimit të xhihadistëve të ardhur nga jashtë, ndaj të cilëve ka shpesh dyshime.
Më tutje “Die Welt” kujton se Valdet Gashi në rrethin ku ka jetuar në Gjermani ka qenë i integruar mirë dhe ka gëzuar një simpati nga të gjithë si një i ri me sjellje normale që e ka gëzuar jetën si të gjithë moshatarët e tij. Një shkrimtare dhe mjeke gjermane që e ka njohur Gashin, i kishte shkruar atij një letër të hapur, në përpjekje per ta bindur që të braktiste rrugën që kishte marrë.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












