Koronavirusi: çast pas çasti
Vaksinat që po japin shpresë në luftën kundër virusit
Të gjitha eksperimentet do të kërkojnë studime më të mëdha për të vërtetuar se mund të parandalojnë infeksionin
Rezultatet e tre vaksinave të mundshme të Covid-19 të publikuara këtë javë, përfshirë kandidatin kryesor të Universitetit të Oksfordit, kanë rritur besimin se një vaksinë mund të trajnojë sistemin imunitar për të njohur dhe luftuar koronavirusin, pa efekte serioze anësore. Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse ndonjë nga këto përpjekje do të përkthehet në një vaksinë që mund të mbrojë miliarda njerëz dhe t’i japë fund pandemisë. Të gjitha eksperimentet do të kërkojnë studime më të mëdha për të vërtetuar se mund të parandalojnë infeksionin.
Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit, nxiti kundërpërgjigje imunitare në të gjithë pjesëmarrësit në studim, që morën 2 doza, pa ndonjë efekt serioz anësor. Vaksina që po zhvillohet nga “CanSino Biologics” dhe njësia e hulumtimit e ushtrisë kineze, tregoi se është e sigurt dhe nxiti përgjigje imunitare në thuajse të gjithë 508 vullnetarët që morën 1 dozë, transmeton Scan.
Rreth 77% e vullnetarëve përjetuan efekte anësore, si temperaturë apo dhimbje në zonën e ineksionit, por asnjë nuk pati shenja serioze. Të dy vakisnat e AstraZeneca dhe të CanSino, përdorin një virus të padëmshëm të gripit, të njohur si adenovirus, për të mbartur materialin gjenetik nga koronavirusi tek trupi. Studimet nga të dy vaksinat u publikuan tek revista “Lancet”. Megjithatë, kandidati i CanSino tregoi përsëri shenja se njerëzit që kanë qenë të ekspozuar më parë ndaj adenovirusit specifik të përdorur në vaksinë, kishin një kundërpërgjigje të dobët imunitare, përcjell albinfo.ch.
Autorët e studimit e quajtën “barrierën më të madhe” për vaksinën eksperimentale. Gjermanja, BioNTech me gjigantin amerikan, Pfizer, publikuan detaje nga një studim në Gjermani të një tjetër lloj vaksine që përdor acid ribonukleik ARN, një lajmëtar kimik që përmban instruksione për prodhimin e proteinave, që imitojnë sipërfaqen e koronavirusit në këtë rast.
Trupi i njeh këto protein si “pushtues” të jashtëm dhe krijon përgjigje imunitare kundër tyre dhe virusit në fjalë. “Shpërthimi” i lajmeve erdhi pas publikimit të provave të Moderna javën e kaluar, që treguan rezultate premtuese. Vaksina e Moderna përdor gjithashtu lajmëtar të acidit ribonukleik, ndryshe nga AstraZeneca.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












