Lajme
Vaksinat falas për të gjithë në Zvicër:A do të ndryshojë kjo sjelljen e popullsisë?
Që nga 1 janari 2026, shumica e vaksinave në Zvicër mbulohen nga sigurimi shëndetësor, pavarësisht nga deduktibili. Një pediatër e sheh këtë si një sinjal për rëndësinë e parandalimit, por nuk pret që kjo të ndryshojë rrënjësisht sjelljen e popullsisë ndaj vaksinimit.
Vaksinimi i fëmijëve në Zvicër
Zvicra ka rezultate të mira në vaksinimin e fëmijëve: rreth 96% janë të vaksinuar kundër difterisë dhe tetanosit, ndërsa 80% kundër meningokokut dhe pneumokokut. Situata bëhet më komplekse tek adoleshentët dhe të rriturit, veçanërisht sa i përket dozave përforcuese.
“Ne kemi një nivel të mirë vaksinimi tek fëmijët, por pak më të ulët tek të rinjtë,” konfirmon pediatri dhe lektori në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Gjenevës, Alessandro Diana, për RTS.
Frika nga fruthi dhe rëndësia e imunitetit
Fruthi po shqetëson veçanërisht autoritetet shëndetësore. “Ne e dimë që për të eliminuar virusin globalisht, do të na duheshin mbi 95% imunitet tek personat mbi 60 vjeç,” shpjegon Diana. “Aktualisht jemi në 85%. Shumë të rritur nuk kanë marrë dy dozat e nevojshme për imunitet.”
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka bërë thirrje që të gjithë ata të lindur pas vitit 1963, të cilët nuk kanë marrë këto dy doza, të kompletojnë regjistrin e vaksinimit.
Njohja e mjekësisë parandaluese
Rimbursimi i kostove nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore, që zbatohet që nga 1 janari dhe është i pavarur nga deduktibili, përfshin jo vetëm vaksinat, por edhe konsultën shoqëruese.
Pediatri Diana e përshëndet këtë ndryshim: “Kjo është një njohje për profesionistët e shëndetit. Ne shpenzojmë kohë për t’u shpjeguar pacientëve rëndësinë e vaksinave. Mjekësia parandaluese shpesh neglizhohet, dhe është një sinjal i mirë që të promovojmë dhe mbështesim këtë lloj mjekësie.”
Megjithatë, pediatri nuk pret që kjo masë të ketë një ndikim të madh tek sjellja e popullsisë. “Në përgjithësi, arsye financiare nuk janë ato që i ndalojnë pacientët të vaksinohen. Shpesh luajnë rol arsye të tjera: ideologjike apo socio-politike. Është legjitime që pacientët të kenë pyetje, dhe ne si profesionistë shëndetësorë duhet t’i përgjigjemi atyre.”
Një sinjal i vogël nga heqja e deduktibilit
Sipas Dianës, heqja e deduktibilit nuk është e pavlerë: “Studimet tregojnë që popullsia është më e gatshme të vaksinohet sa më i lehtë të jetë aksesimi i vaksinës. Kjo heqje është një sinjal i vogël por i rëndësishëm.”
Plan personalizuar vaksinimi sipas nevojës
Lista e vaksinave të rekomanduara po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Diana thekson: “Këto janë referenca; nuk do të thotë që duhet të përdoren të gjitha. Profesionistët shëndetësorë duhet t’i përshtatin ato sipas nevojave individuale të fëmijëve. Në rast sëmundjesh të mushkërive, sistemit imunitar apo zemrës, rekomandimet mund të ndryshojnë.”
Në Zvicër, vaksinat nuk janë të detyrueshme. Megjithatë, neni 22 i Ligjit për Epidemitë parashikon që autoritetet mund të shpallin një vaksinë si të detyrueshme në kushte të caktuara
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











