Lajme
Vaksinat anti-Covid shpëtuan mbi 20 milionë jetë
Nëse nuk do të ishim vaksinuar, Covid mund të kishte vrarë gati njëzet milionë njerëz të tjerë.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i publikuar në “The Lancet Infectious Diseases”, i cili, përmes një modeli matematikor vlerësoi vdekshmërinë e mundshme të Covid në një botë pa vaksina. Ana tjetër e medaljes është se ende nuk është bërë mjaftueshëm. Nëse do të ishte arritur qëllimi i OBSH-së për të vaksinuar 40% të të gjithë popullsisë së botës deri në fund të vitit 2021, do të ishin shpëtuar edhe 600 000 jetë të tjera.
Studimi mori parasysh të dhënat zyrtare në lidhje me vdekjet e numëruara në 185 vende nga dhjetori 2020 deri në dhjetor 2021. Kina u përjashtua nga analiza për të shmangur shtrembërimin e të dhënave, duke pasur parasysh politikat e tyre të ashpra të bllokimit të zbatuara për një popullsi të tillë kaq të madhe.
Studiuesit më pas kryen një analizë të veçantë të vdekjeve të tjera shtesë, për të përfshirë vdekjet nga Covid që nuk konsideroheshin gjatë periudhës së studimit në llogaritjet. Modeli mori gjithashtu parasysh nivelet e ndryshme të vaksinimit të arritura në vende të ndryshme dhe ndryshimet në efektivitetin e vaksinave të administruara.
Pasi këto të dhëna u krahasuan me ato të një bote hipotetike pa vaksina, ekspertët mund të vlerësonin se sa njerëz u shpëtuan, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, nga fushata e vaksinimit. Duke numëruar vetëm vdekjet “zyrtare”, vaksinat shpëtuan 14.4 milionë njerëz, me një ulje prej 79%.
Nëse marrim parasysh edhe vdekjet që nuk janë numëruar zyrtarisht, numri rritet në 19.8 milionë jetë të shpëtuara nga 31.4 milionë vdekje të mundshme pa vaksina, një ulje prej 63%. Nga këto, 15.5 milionë u shmangën falë efektit të drejtpërdrejtë të vaksinimeve, ndërsa pjesa tjetër falë efektit indirekt, si reduktimi i transmetimit dhe presioni më i vogël në sistemet shëndetësore të vendeve.
Ato që përfituan më shumë nga fushata e vaksinimit ishin vendet me të ardhura të larta dhe të mesme, ku u shmangën 12.2 milionë vdekje. Kjo çon në një pikë të dhimbshme që del nga studimi, domethënë vështirësitë që kanë pasur shumë vende të varfra në aksesin ndaj vaksinave: “Nëse vaksinat do të ishin shpërndarë më shpejt në shumë pjesë të botës, do të mund të ishin shpëtuar më shumë jetë”, theksojnë studiuesit.
Programi ndërkombëtar Covax ka ndihmuar në shpëtimin e 7.5 milionë jetëve, por rreth një në pesë vdekje mund të ishte shmangur duke vaksinuar 40% të popullsisë së vendeve më të varfra. Faji qëndron tek egoizmi i verbër i Perëndimit, i cili preferoi të arrinte nivele të larta të vaksinimit në shtëpi, pa llogaritur se vaksina nuk njeh kufij dhe se variante krijohen aty ku virusi qarkullon më lirë.
Linku i studimit:
https://www.thelancet.com/journals/laninf/article/PIIS1473-3099(22)00320-6/fulltext
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri