Koronavirusi: çast pas çasti
Vaksina kundër Covid-19 në BE mund të jetë gati deri nga fundi i vitit
Vaksina kundër Covid-19 në Bashkimin Evropian (BE) mund të jetë gati deri në fundi të vitit.
Komisionerja e BE-së për Shëndetësi dhe Siguri Ushqimore, Stella Kyriakides, në një deklaratë për gazetën gjermane Handelsblatt, tha se kanë marrë shenja të mira për mundësinë e zhvillimit të vaksinës.
“Edhe pse është e rrezikshme të parashikohet në këtë fazë, gjenden shenja të mira se vaksina e parë mund të jetë gati në fund të këtij viti ose fillim të vitit të ardhshëm”, tha ajo.
Ajo tregoi se vaksina nuk do t’i zgjidhë të gjitha problemet, por se mund të kalohet gradualisht në normale pasi të vaksinohet masa e ndjeshme në mesin e grupeve të rrezikuara.
Kyriakides shprehu shqetësimin nga rritja e rasteve në periudhën e fundit në vendet e BE-së, duke u bërë thirrje që të luftojnë në nivel lokal kundër rasteve në rritje,shkruan alsat-m, përcjellë albinfo.ch
“Për të parandaluar karantinën e dytë, duhet të jemi më shumë vigjilentë se çdoherë dhe nuk duhet të sillemi lirshëm”, u shpreh ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











