Lajme
Vaksina kineze “Sinovac” ka efektshmëri të ulët
Zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjes në Kinë ka thënë se efektiviteti i vaksinës kineze anti-COVID, “Sinovac”, është i ulët dhe qeveria po konsideron përzierjen e saj për t’i dhënë më shumë efektivitet, njofton AP.
Vaksina kineze “nuk kanë norma shumë të larta të mbrojtjes”, ka thënë drejtori i Qendrave Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, në një konferencë të shtunën në qytetin jugperëndimor të Chengdu.
Pekini ka shpërndarë qindra miliona doza në vende të tjera, ndërsa përpiqet gjithashtu të nxisë dyshime në lidhje me efektivitetin e vaksinave perëndimore.
“Tani është nën shqyrtim zyrtar nëse duhet të përdorim vaksina të ndryshme nga linja të ndryshme teknike për procesin e imunizimit”, shtoi Gao.
Shkalla e efektivitetit të një vaksine anti-COVID nga “Sinovac”, një zhvillues kinez i vaksinës, në parandalimin e infeksioneve simptomatike është gjetur të jetë deri në 50.4% nga studiuesit në Brazil. Për krahasim, vaksina e bërë nga Pfizer është gjetur të jetë 97% efektive.
Pekini ende nuk ka miratuar asnjë vaksinë të huaj për përdorim në Kinë, ku koronavirusi u shfaq në fund të vitit 2019.
Gao vuri në pikëpyetje edhe vaksinat që janë zhvillur në Perëndim përmes teknikës eksperimentale mARN, ndërsa Kina zhvilloi vaksinat e saj përmes teknikës tradicionale.
Shqipëria është duke vazhduar vaksinimin e qytetarëve me “Sinovac”, ndërkohë që efektshmëria e saj edhe zyrtarisht është në shkallët më të ulëta. Shumë shtete në Ballkan kanë përfituar nga shpërndarja e vaksinës “Sinovac”, pavarësisht se e tilla nuk është e regjistuar për përdorim në Evropë nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











