Futboll

Uzuni shënon sërish për kuqezinjtë

Myrto Uzuni ka realizuar golin e dytë për kuqezinjtë

Shqipëria po fiton 2:0 ndaj Kosovës në miqësoren që po zhvillohet në Elbasan.

Ishte Bekim Balaj, i cili realizoi një gol të bukur, pas asistimit nga Myrto Uzuni. Ndodhi kjo në minutën e 31-të, shkruan albinfo.ch.

Ky ishte goli i parë, kurse i dyti erdhi në minutën e 63-të pas një kundërsulmi të kuqezinjëve, ku shënon Myrto Uzuni.