Shkurt.ch
Ushtria zvicerane ndihmon me helikopterë zonat e përmbytura
Ushtria zvicerane po mbështet kantonet Ticino dhe Valis, të goditura më rëndë nga moti i ligë. Përballja me stuhitë e forta që u regjistruan të shtunën dhe të dielën në mbrëmje në kantonet e përmendura ka kërkuar edhe ndërhyrjen e ushtrisë.
Ushtria ka futur helikopterë Super Puma në përdorim në zonat me stuhi, njofton Departamenti i Mbrojtjes në shërbimin e mesazheve të shkurtra X. Ajo nuk ka dhënë ndonjë informacion për numrin e helikopterëve të futur në përdorim në këtë rast. Me kërkesë të kantoneve, vihen në dispozicion burimet shtesë, thuhet tutje në mesazhin e shkurtër.
Lugina e lumit Maggia në Ticino dhe gjithashtu pjesë të kantonit të Valisit janë prekur nga stuhia dhe përmbytjet e mëdha. Për pasojë disa njerëz kanë gjetur vdekjen.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













