Ushtarët i shmangen qitjes me armë

Një shmangie nga detyrimi i pjesëmarrjes në qitje me armë u kushton ushtarëve me gjobë prej 100 frangash

Në Zvicër, për çdo vit në mes 15000 dhe 17000 ushtarë i bishtnojnë qitjes së detyrueshme me armë. Ky numër përbën rreth dhjetë për qind të të gjithë ushtarëve, kanë bërë të ditur autoritetet ushtarake në një raport të emetuar në televizionin zviceran.

Një shmangie nga detyrimi i pjesëmarrjes në qitje me armë u kushton ushtarëve me gjobë prej 100 frangash. Ndërsa ata që këtë e bëjnë më shumë se një herë, duhet të paguajnë dyfishin e gjobës për çdo vit të kaluar. Dhe, nëse kjo shmangie vazhdon për pesë vjet, atëherë hyn në veprim gjykata ushtarake.

Pagesat e gjobave për bishtnim nga qitja e detyrueshme me armë vetëm në vitet 2008 dhe 2009 kanë sjellë më shumë se nga 3 milionë franga në arkat e kantoneve.