Shkurt.ch
Ushtarët austriakë me “low cost” për në Kosovë
Sot në mëngjes 143 ushtarë janë nisur nga hangari i Klagenfurtit për helikopterë të ushtrisë, dhe jo si zakonisht nga Aeroporti i Linzit, për në Kosovë
Forcat e armatosura të Austrisë janë duke ndjekur një kurs të ashpër kursimi. Nga ky kurs nuk janë përjashtuar as fluturimet e ushtarëve për në Kosovë, ku Autsria ka të stacionuara trupat e saj në kuadrin e KFOR-it që nga përfundimi i luftës atje.
Sot në mëngjes 143 ushtarë janë nisur nga hangari i Klagenfurtit për helikopterë të ushtrisë, dhe jo si zakonisht nga Aeroporti i Linzit, për në Kosovë,. Pasi që shumica e ushtarëve janë nga regjioni Kärnten, në këtë mënyrë po kursehet duke evituar transportin e tre deri në Linz, ka thënë për orf.at komandanti i trupave që kanë fluturuar për në Kosovë.
Por, nuk është vetëm kjo. Zakonisht ushtarët barten me aeroplanin transportues ushtarak Hercules, ndërsa kësaj here kjo ndodh me një aeroplan udhëtarësh, në pronësi polake të tipit Boeing 737, me çmim të lirë, që operohet nga forcat ajrore daneze. Poenta e kursimit këtu qëndron në faktin se një Hercules-i do t`i duheshin tri fluturime për t`i bartur të gjithë ushtarët që në këtë mënyrë janë bartur me vetëm një fluturim.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











