Shëndetësi
Ushqimet që freskojnë trupin gjatë ditëve të nxehta të verës
Stina e verës shoqërohet me një qëndrim më të gjatë në diell, pranë detit ose pishinës.
Moti i nxehtë dhe aktiviteti fizik kanë një efekt dehidratues për organizmin.
Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, organizmi do të vuajë pasojat e dehidratimit.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si ta mbroni organizmin nga pasojat e dehidratimit.
Uji
Përpiquni të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.
Uji duhet pirë në varësi të peshës trupore thonë ekspertët.
Nëse njeriu peshon 60 kg, duhet të pijë 2 litra ujë në ditë.
Ujë duhet të pini gjithmonë edhe pas një pije alkolike,
Konsumi i alkolit gjatë verës duhet të jetë i kujdesshëm sepse pirja e tepruar e tij është vdekjeprurëse.
Sa i përket lëngjeve, duhet të shmangni ato me ëmbëlsues artificialë të cilat nuk munden të hidratojnë organizmin.
AgroWeb.org ju këshillon se një alternativë e mirë është që të mbushni enë qelqi me ujë, feta kastraveci, portokalle ose limonë për më shumë shije dhe vitaminë C.
Pijet Energjike
Shmangni pijet energjike të cilat janë të pasura me sheqer dhe kafeinë.
Këto pije rrisin rrezikun e komplikacioneve kardiake, dridhjeve, nervozizmit, ishemisë, marramendjes e të tjerë.
Nëse pini një pije energjike, sigurohuni që të pini më shumë ujë.
Fruta Dhe Perime
Frutat dhe perimet përmbajnë shumë ujë, ndaj ngrënia e tyre siguron që organizmi të jetë i hidratuar.
Nëse planifikoni të qëndroni më shumë në diell, sigurohuni që të merrni me vete shumë fruta dhe perime.
Një sallatë ideale verore është domate me luleshtrydhe, ose një sallatë frutash me rrush dhe shalqi.
Shishe Me Vete
Blini një shishe me shumë përdorime kryesisht inoksi për të parandaluar ndotjen nga plastika.
Mbajeni atë gjithmonë të mbushur me ujë.
AgroWeb.org ju kuehsillon të shmangni përdorimin e herëpashershëm të shisheve plastike sepse jo vetëm që përmbajnë kimikate por nuk pastrohen dot nga bakteret.
Mos Pini Ujë Vetëm Kur Jeni Të Etur
Dehidratimi ndodh shumë shpejt në verë.
Kjo është arsyeja përse nuk duhet të prisni etjen që të pini ujë.
Me kalimin e moshës, receptorët e trurit që na njoftojnë për etjen humbasin efikasitetin e tyre.
Rrjedhimisht kur e ndiejmë që jemi të etur, kemi kaluar pikën e dehidratimit.
Jini të vëmendshëm dhe konsumoni ujë rregullisht gjatë ditës. /AgroWeb
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










