Lajme
Ushqimet e dëmshme: Vetëm 2 gramë në ditë mjaftojnë për rrezik nga sulmi në zemër apo tru
Paralajmërimet e përhershme të shkencëtarëve për rrezikun e marrjes së trans-yndyrave nëpërmjet ushqimit nuk janë pa arsye – a e keni ditur që me ndalimin e përdorimit të trans-yndyrave është zvogëluar numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të pikës në zemër dhe pikës në tru për 6 për qind?
Para së gjithash, duhet të dini se çfarë janë trans-yndyrat dhe si ndikojnë në shëndetin tonë.
Trans-yndyrat janë yndyrat e pangopura të cilat krijohen gjatë përpunimit të vajave bimore në yndyrë të fortë dhe gjatë përpunimit termik të ushqimit në temperaturë të lartë. Pra, krijohen nëpërmjet mënyrës artificiale.
Studimet kanë treguar që ushqimi i cili përfshin mjaft trans-yndyra ka ndikim jashtëzakonisht të keq në zemër, sepse ul nivelin e kolesterinës së mirë dhe ngre nivelin e kolesterinës së keqe, ngre nivelin e triglicerideve, shkakton inflamacion kronik dhe rrënon aftësinë e enëve të gjakut që të kryejnë funksionin e rregullt të tyre.
Thënë në mënyrën më të thjeshtë, marrja e trans-yndyrave mbyll arteriet dhe shkakton inflamacion të enëve të gjakut.
Madje edhe doza e vogël prej gjithsej 2 gramëve të trans-yndyrave në ditë mund të shtojë rrezikun nga pika në tru dhe pika në zemër, mirëpo edhe ndërprerja e punës së befasishme të zemrës, shkruan Underground Health Reporter.
Ekspertët paralajmërojnë që për shkak të të gjitha këtyre problemeve, këta artikuj plot trans-yndyra janë më të këqija për zemrën e njeriut dhe theksojnë që me eliminimin e tyre do të mundeni dukshëm të zgjasni jetën dhe të siguroni shëndet të mirë kardiovaskular.
Ndër artikujt të cilët përmbajnë më së shumti trans-yndyra janë vajrat vegjetalë, biskotat krokante, gurabijet e blera në dyqane dhe përzierjet e gatshme për gatimin e ëmbëlsirave, një numër i madh i gjellëve të ngrira dhe i racioneve të gatshme, si edhe kokoshkat nga mikrovala.
Kushtoni kujdes edhe artikujve në deklarimet e të cilëve në mesin e përbërësve shkruan: “Pjesërisht në vaj të hidrogjenizuar apo në yndyrë”, është ky edhe një sinonim për trans-yndyrat.
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











