Kosova
USAID ka ndarë edhe 32 milionë dollarë shtesë për Kosovën
Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës!
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se USAID ka ndarë edhe 32 milionë dollarë shtesë për Kosovën në kuadër të Grantit për Objektivat Zhvillimore, përcjell albinfo.ch.
Osmani thotë se sot bashkë me drejtoreshën e USAID Kosovo, Zeinah Salahi, e në prezencë të Ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, ka nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky amandament, sipas Osmanit, “parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë”.
Tutje ajo shkruan se mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është “dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














