Kosova
Urdhërohet të rinumërohen të gjitha votat e AAK-së nga diaspora dhe ato me kusht
PZAP urdhëron KQZ-në që të rinumërojë të gjitha votat e AAK-së nga diaspora dhe ato me kusht
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të rinumërojë votat me kusht dhe ato nga diaspora, sa i përket kandidatëve të AAK-së.
Kështu ka bërë të ditur PZAP, përmes një njoftimi për media ku thuhet se ka pranuar apelin e paraqitur nga Florentina Gjergjaj, kandidate për deputete nga AAK, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka mirëpritur vendimin e PZAP, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së.Sipas saj, ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit të saj në vjedhjen e votave.“Ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit tim në vjedhjen e votave! Përsëris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor i imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara, dhe t’i jepet fund shpifjeve, fyerjeve, dhe shantazheve në adresë timen dhe të familjes sime”.
Po ashtu këtë rast, është duke e hetuar edhe Prokuroria e Kosovës. Lajmin e kanë konfirmuar mediat vendore.
Vendimi tjetër nga PZAP
PZAP-ja ka vendosur të anulojë në tërësi votat e subjekteve politike boshnjake në komunat Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot e Novobërdë, më saktësisht të subjektit politik Ujedinjina Zajednica të Adriana Hoxhiqit (407 fletëvotime në Zubin Potok, 499 në Shtërpcë, 255 në Ranillug, 416 në Graqanicë, 196 në Partesh, 249 në Kllokot dhe 254 në Novobërdë).
Koalicionit Vakat (8 fletëvotime në Shtërpcë, 211 në Ranillug, 6 në Graçanicë, 34 në Partesh, 9 në Kllokot, 255 në Novobërdë).
Të Social Demokratska – Unija SDU. Një në Shtërpcë, 4 në Ranillug, 11 në Graqanicë, 147 në Kllokot, 2 në Novobërdë.
Të Nova Demokratska Stranka: dy në Shtërpcë, një në Ranillug, gjashtë në Graçanicë, dy në Kllokot dhe tri në Novobërdë.
Pjesërisht janë anuluar votat e Ujedinjena Zajednica Adrijana Hoxhiq dhe Koalicionit Vakat në komunat Zveçan, Leposaviq e Mitrovicë të Veriut.
Hoxhiqit i janë anuluar 157 fletëvotime në Zveçan, 973 në Leposaviq e 799 në Mitrovicë të Veriut dhe Vakatit 60 në Leposaviq.
Nasha Iniciatica me seli në Mitrovicë, Lista Boshnjake Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokratska Stranka, kishin dorëzuar ankesë, duke pretenduar se votat e partive boshnjake kanë shënuar rritje për 49 për qind, pra rreth 7000 vota krahasim me zgjedhjet e kaluara. Një rritje e votës ishte thënë se ka ardhur për një arsye të vetme, ku si asnjëherë më parë komuniteti serb në Kosovë votoi për përfaqësuesit boshnjak.
PZAP-ja ka konstatuar se votat e Adriana Hoxhiqit dhe Vakatit, janë në dispropocion me numrin e banorëve të komunitetit boshnjak, të cilët i përkasin, paraqesin vota të pavlefshme, për faktin se është standard jo demokratik, që me votat e votuesve të një komuniteti të sigurohet e drejta e përfaqësimit të një komuniteti tjetër.
Gjithashtu, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar pjesërisht ankesën e subjekteve politike boshnjake lidhur me fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa.
Fletëvotimet e anuluara të Romani Iniciativa janë: 254 në Leposaviq, 265 në Novobërdë, Ranillug 159, Partesh 12, 147 Kllokot.
Thuhet se subjekti Romani Iniciativa, ka marrë vota më shumë se që ka pasur votues potencial të komunitetit rom, për të votuar ditën e 14 shkurtit në vendvotimet e caktuara në komunat në fjalë.
Votat e marra nga Romani Inciativa, janë në dispropozicion me numrin e banorëve të komunitetit rom, e të cilat paraqesin vota të pavlefshme, për faktin se është standard jodemokratik, që me votat e votuesve e të një komuniteti tjetër të sigurohet e drejta e përfaqësimit e një komuniteti tjetër.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












