Shkurt.ch
“URACult”-i, festë për Ditën e Mësuesit dhe Ditën e Gruas
Ishte rastësi që mbledhja e rregullt e anëtarëve të shoqatës „URACult” ishte planifikuar të mbahet më 8 mars. Nga kjo rastësi lindi ideja e organizimit të një mbrëmjeje për nder të Ditës së Gruas, por edhe të Mësuesit që ishte një ditë më parë. Por, para festimit, anëtarësia e “URACult”-it në mbledhjen e rregullt analizoi periudhën gjashtëmujore të aktiviteteve të shoqatës. “Rezonanca e mbrëmjes së parë të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar ishte shumë pozitive. Jemi kontaktuar nga shumë indvidë dhe shoqata jo vetëm nga Gjermania, të cilët na kanë përgëzuar për fillim të mbarë të aktivitetit, por edhe kanë shprehur interesimin për bashkëpunim”, foli kryetari i shoqatës, Bashkim Meholli, duke përshëndetur edhe anëtarët e rinj të shoqatës, të ardhur nga vise të ndryshme të Gjermanisë perëndimore.
“Secili dashamir i artit dhe kulturës, i cili dëshiron të pasurojë shoqatën me ide dhe
kreativitet, është i mirëseardhur”, vazhdoi Meholli, i kënaqur me interesimin e madh për anëtarësim.
Në mbledhje u fol edhe për përvojën nga organizimi i fundit si dhe për detyrat e ekipeve punuese që tashmë ishin formuar në mbledhjen e mbajtur në dhjetor. Po ashtu u bisedua për projektet e ardhshme, disa prej të cilava pritet të realizohen në muajt e ardhshëm, derisa për realizimin e disa projekteve të tjera duhet kohë. U theksua se duhet intensifikuar kontakti dhe bashkëpunimi me shoqatat e tjera aktive në Gjermani, por edhe me institucionet në Kosovë e Shqipëri, e sidomos me ambasadat në Gjermani. Janë planifikuar takime me një delegacion të Ministrive të Kosovës që do të vijnë në vizitë këtë muaj në Düsseldorf. Shoqata do të kontribuojë intensivisht në përpjekjet për rrjetizimin e shoqatave rinore dhe studentore në diasporë, të inicuar nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës. Pozitivisht u vlerësua edhe vënia e kontakteve të para me bizneset e bashkatdhetarëve në këtë Republikë
gjermane, të cilët kanë premtuar të përkrahin aktivitetin e shoqatës.
Shoqata i mbeti besnike idesë së organizimit të mbrëmjeve në salla të vogla dhe zgjodhi atë në lokalin Braunsfeld në Köln, ku në orën 18 filloi programi i mbrëmjes. Këngëtari i njohur i skenës muzikore të Kölnit, Faton Lahaj, hapi mbrëmjen me këngë të ndryshme nga repertori i tij, të cilat u mirëpritën nga të pranishmit, të cilët e kishin mbushur sallën. Sidomos këngë të rok grupeve të ndryshme shqiptare u duartrokitën gjatë. Lahaj ishte në të vërtëtë artisti i vetëm që ishte planifikuar të performonte për këtë mbrëmje. Nga publiku, në të cilin ishin të pranishëm edhe disa mësues të shkollave shqipe në rrethinën e Kölnit, dolën edhe Mimoza Leka, Xhevaire Isufi dhe Jessica Sylejmani, të cilat nën përcjelljen me mandolinë nga Emin Tahiri kënduan shumë këngë të vjetra nga të gjitha viset shqiptare, natyrisht disa prej tyre dedikuar nënave.
Mbrëmja ofroi më shumë se vetëm muzikë. Akrobatja e njohur, Manushaqe Mullahi, mahniti të pranishmit me një performancë të shkëlqyeshme, e vëllezërit Egzon dhe Drilon Azemi (Ethnic Comedy) me humorin dhe vallëzimet e tyre përmbyllen një mbrëmje të bukur, ku fjalën kryesore e kishin mysafirët. „Kështu edhe duhet të jetë. „URACult”-i është i të gjithëvë. Secili mund të kontribuojë me ide e kreativitet”, komentoi kreyetari Meholli mbrëmjen, pas së cilës me siguri se do të pasojnë të tjera.
Fotot: Xheni Cuni
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?