Kultura
“URACult Classics”: Muzikë klasike shqiptare në Köln
Ky ishte koncerti i dytë i radhës, që shoqata kulturore URACult organizon me muzikë klasike në Köln dhe qëllimi është që ky koncert të mbahet çdo vit
Edicioni i dytë i “URACult Classics” i shoqatës kulturore URACult të dielën e kaluar, mblodhi adhurues të shumtë të muzikës klasike në sallën e “Altes Pfandhaus“ në Köln. Muzikantë të shquar dhe pedagogë të Fakultetit të Muzikës nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, sollën një program të larmishëm me vepra të kompozitorëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria.
Nën moderimin e pianistit dhe dirigjentit Desar Sulejmani, pianistet Syzana Jakupi, Mimoza Pajaziti – Drançolli, mexosopranoja Besa Berberi, flautistja Dardane Nallbani, klarinetisti Fatbardh Gashi e oboisti Arsim Kelmendi prezantuan para publikut shqiptaro – gjerman në “Altes Pfandhaus” në Köln një program të larmishëm me vepra të muzikës së dhomës nga Bashkim Shehu, Rafet Rudi, Rauf Dhomi, Isak Shehu, Vinçenc Gjini, Trimor Dhomi, Drinor Zymberi, Valton Beqiri.
Ky ishte koncerti i dytë i radhës, që shoqata kulturore URACult organizon me muzikë klasike në Köln dhe qëllimi është që ky koncert të mbahet çdo vit.
Synimet e kësaj shoqate janë bashkëpunimet e vazhdueshme mes artistëve nga vendet shqiptare në Ballkan dhe komunitetit shqiptaro – gjerman që jeton dhe është integruar prej vitesh në Gjermani. Edhe ky koncert ofroi vepra dhe stile kompozicionale, të cilat zgjuan interes dhe vëmendje të veçantë tek të pranishmit. Edhe një herë kultura shqiptare nga të dy anët e kufirit politik mundësoi ngritjen e urave të bashkëpunimit, arriti të tregojë vlerat e saj universale për të qenë e denjë me simotrat e saja evropiane.
Me organizimin e aktiviteteve të ngjashme në lëmin e kulturës, URACult dëshmoi edhe një herë se është një përcjellës dhe mbështetës aktiv i zhvillimeve më të mira artistike shqiptare në Gjermani dhe se palodhshëm shërben si urë lidhëse mes Ballkanit dhe Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












