Shkurt.ch
Ura më e gjatë për këmbësorë në botë është në Valais
Ura, e gjatë 494 metra dhe 65 centimetra gjerësi, i ka thyer të gjitha rekordet botërore dhe sjell një emocion të papërshkrueshëm mbi humnerë
Struktura, e ndërtuar në dy muaj e gjysmë, është e hapur për publikun nga e shtuna prej orës 11 :00. Ajo është pjesë e rrugës evropiane për ecje në Alpet e Evropës.
Ura, e gjatë 494 metra dhe 65 centimetra gjerësi, i ka thyer të gjitha rekordet botërore dhe sjell një emocion të papërshkrueshëm mbi humnerë, thotë Zermatt Turizm. Kalimi i kësaj ure në pikën e saj më të lartë arrin në 85 metra.
https://www.youtube.com/watch?
Kjo urë është bërë për të gjithë ata që e pëlqejnë ecjen, por që nuk kanë frikë nga lartësia. Megjithatë, mos u përpiqni të kaloni këtë urë gjatë stuhive, sepse ka rreziqe që lidhen me rrufetë, paralajmëron Zermatt Turizm.
Ura është në rrugën evropiane për hiking (Europaweg) dhe çon nga Grächen në Zermatt (VS). Ajo mund të “arrihet për dy orë e gjysmë nga Randa dhe megjithatë duhet të llogarisni mes gjashtë dhe shtatë orë ecjeje nga Zermatt ose Grächen”. E gjithë rruga mund të bëhet në dy faza, gjashtë deri në shtatë orë, me mundësi ndalimi në strehimore.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni Shqiptarja nga Lubjana synon një vend në Parlamentin e Sllovenisë, duke premtuar ndershmëri, guxim dhe angazhim... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














