Lajme
Ura më e gjatë në botë, e punuar nga xhami
Është ndërtuar një urë me gjatësi 526.14 metra e shtruar me tri shtresa xhami të kalitur me trashësi 4,5 cm, me një transparencë të jashtëzakonshme, gjë që e bën strukturën pothuajse plotësisht transparente deri në një nivel prej 99,15%, si dhe shumë rezistuese ndaj dëmtimeve, gërvishtjeve dhe thyerjeve.
Së fundmi, Institutit Kinez i Arkitekturës dhe Projektimit UAD në Universitetin Zhejiang ka realizuar një vepër të mahnitshme, përcjell albinfo.ch.
Kjo zonë e Hongyagut, në kontenë Pingshan, Hebei, e vendosur në juglindje të Kinës, shpesh goditet nga tajfunet gjatë verës, kështu që dizajni i urës kërkonte fleksibilitet dhe rezistencë të madhe ndaj erërave të forta.
Duhet theksuar se ky projekt zhvilloi prova në një imitues dhe projektoi kabllo mbështetëse të zhdrejta për të rritur stabilitetin e urës.
Ura prej xhami është projektuar të mbajë deri në 3 mijë persona. Për të garantuar sigurinë e turistëve, pranohen vetëm 600 në radhë.
Kalimi mbi urën prej qelqi sigurisht që nuk është për ata me zemër të dobët, sepse vetë pamja e shkëmbinjve dhe lumit që rrjedh 201 metra më poshtë, mund t’ju zhvendosë vëmendjen nga ajo arritje.
Sidoqoftë, atraksioni i ri botëror tashmë ka tërhequr një numër të madh të adhuruesve të adrenalinës dhe ka inkurajuar zhvillimin e turizmit.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












