Portrete të firmave
Ura digjitale mes Kosovës dhe Zvicrës: Si bashkëpunimi me ekipe të jashtme po krijon vlerë

Kosova është duke u shndërruar në një qendër tërheqëse për inovacion dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Me një bazë të fortë të profesionistëve të rinj dhe me një ekosistem të teknologjisë në rritje, vendi po tërheq gjithnjë e më shumë biznese nga Evropa.
Gjatë Tech Forum 2025, ngjarja më e madhe rajonale e dedikuar teknologjisë dhe inovacionit u theksua një realitet i ri: Kosova po shndërrohet në një qendër strategjike për bashkëpunimin global në fushën e teknologjisë dhe shërbimeve digjitale.
Përfaqësues nga kompani si Business Development Group, Aralytiks, OneFor dhe të tjera ndanë përvojat e tyre mbi zhvillimin e tregut lokal dhe mundësitë për partneritete rajonale.
AnchorzUp gjithashtu kontriboi në këtë diskutim, duke ndarë eksperiencën e saj dhe duke treguar se si ekipet profesionale nga Kosova mund të jenë partneri i duhur për kompanitë ndërkombëtare që kërkojnë cilësi, fleksibilitet dhe efikasitet.
Pse kompanitë ndërkombëtare po zgjedhin Kosovën?
Shumë kompani nga Zvicra, Gjermania dhe vendet e tjera evropiane po zgjedhin Kosovën si qendër bashkëpunimi për shërbime të ndryshme, si: teknologji, kujdes për klientin dhe procese të tjera operative. Kjo nuk është rastësi, por rezultat i disa faktorëve kyç:
Punë cilësore
Kosova ka një rini të aftë, të edukuar dhe të trajnuar në teknologjitë më të fundit. Përveç kësaj, shumë prej këtyre të rinjëve kanë përvojë pune me kompani ndërkombëtare dhe kanë njohuri mbi praktikat moderne të punës dhe standardet që aplikohen në këto tregje.
Sisteme të standardizuara të punës
Shumica e kompanive në Kosovë, përfshirë edhe AnchorzUp, kanë fituar përvojë reale dhe kanë ndërtuar procese të mirëstrukturuara, si dhe qasje të dokumentuar për menaxhimin e punëve dhe detyrave. Këto sisteme ndihmojnë në respektimin e afateve kohore, mbajtjen e cilësisë së lartë dhe ofrimin e shërbimeve sipas standardeve ndërkombëtare. Rrjedhimisht, ato garantojnë një performancë të qëndrueshme, me ekipe që punojnë me kujdes dhe në ritmin që i përshtatet kërkesave të klientëve.
Përshtatje në kulturë dhe zonë kohore
Afërsia gjeografike dhe kulturore me Evropën ndikon drejtpërdrejt në koordinimin e orarit të punës dhe sinkronizimin e detyrave në kohë reale. Të punosh me një ekip në Kosovë është njësoj si të kesh një zyrë shtesë brenda vendit tënd.
Njohës të gjuhëve të huaja
Kohëve të fundit numri i profesionistëve që njohin gjuhën gjermane është rritur dukshëm. Kjo ndihmon në komunikimin e përditshëm duke krijuar një mbarëvajtje të natyrshme të punëve me partnerët gjermanofolës. Vlen të ceket se shumica e rinisë ksovare flasin rrjedhshëm edhe gjuhën angleze, gjë që e bën bashkëpunimin ndërkombëtar edhe më të thjeshtë dhe efikas.
AnchorzUp: Si kontribuojmë ne në këtë rrjet bashkëpunimi
Përkrah shumë kompanive të tjera në Kosovë, AnchorzUp është një ndër aktorët që ndërton ura bashkëpunimi mes profesionistëve të kualifikuar vendas dhe bizneseve ndërkombëtare.
E certifikuar me ISO 9001:2015 dhe ISO/IEC 27001:2022, AnchorzUp garanton cilësi dhe siguri në çdo shërbim që ofron.
Përmes ekipeve të specializuara në zhvillim softuerik, dizajn dhe marketing digjital,AnchorzUp ofron zgjidhje të personalizuara që i përshtaten nevojave të klientëve në këto tri forma kryesore:
Krijimi i ekipeve të dedikuara
Ju sigurojmë ekipe të dedikuara që integrohen natyrshëm me strukturën tuaj ekzistuese. Ne kujdesemi për përzgjedhjen, trajnimin, menaxhimin dhe vlerësimin e performancës, në mënyrë që ju të mund të përqendroheni në rritjen e biznesit tuaj.
Zhvillim Softuerik
Realizojmë projekte të plota të zhvillimit të produkteve digjitale, nga koncepti dhe dizajni deri te dorëzimi final. Çdo fazë realizohet me kujdes dhe transparencë, duke ndjekur objektivat dhe standardet tuaja.
Marketing Digjital
Kujdesemi për prezencën tuaj online që nga ndërtimi i identitetit vizual dhe krijimi i përmbajtjes deri te SEO dhe kampanjat e synuara në rrjete sociale. Ndihmojmë brendet të duken dhe të komunikojnë në mënyrë profesionale.
Për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me audiencën tuaj, ofrojmë edhe email marketing me fushata që informojnë, angazhojnë dhe nxisin besnikërinë ndaj brendit suaj.
Shembuj konkretë të bashkëpunimeve tona
Tecdil – Ribrendim dhe prezencë digjitale
Për kompaninë zvicerane Tecdil, realizuam një ribrendim të plotë dhe ndërtuam një faqe të re me dizajn profesional dhe strukturë të qartë. Tani vazhdojmë bashkëpunimin me ta duke ofruar mirëmbajtje dhe menaxhim të kampanjave në rrjete sociale. Përveç kësaj, kemi siguruar një ekip të dedikuar për t’i ndihmuar në procesin e shitjeve, që përfshin gjetjen e klientëve potencialë, komunikimin me ta dhe ndjekjen e interesit të tyre.
Learniverse – Dizajn produkti dhe strategji marketingu
Për platformën ed-tech Learniverse, ndihmuam ekipin e zhvillimit në dizajnin e produktit, duke krijuar një përvojë të lehtë për përdoruesit dhe mundësi të gjera personalizimi. Learniverse përfitoi nga një strategji gjithëpërfshirëse me dizajn intuitiv, ribrendim dhe kampanja të targetuara.
Sot, Learniverse vazhdon të rritet me mbështetjen tonë në marketing dhe përmirësimin e vazhdueshëm të platformës.
GenTwo – Brendim dhe dizajn
Për GenTwo, një kompani fintech (teknologji financiare) B2B me seli në Zvicër, realizuam implementimin e brendit përmes materialeve vizuale, dizajneve të personalizuara dhe videove promovuese.
smzh ag – Freskim i brendit
smzh ag – Ofrues i pavarur i shërbimeve financiare ne Zvicër, përcaktoi një paletë të re ngjyrash për brendin e tyre, të cilat ekipi ynë i dizajnerëve i integroi në elementë të ndryshëm të faqes dhe materialeve të marketingut për të treguar si mund të përdoren në praktikë.
Si të keni sukses me një ekip në distancë
Për një bashkëpunim të suksesshëm me ekipe në distancë, ja disa këshilla që vijnë nga përvoja jonë:
Zgjidhni një partner me strukturë të qartë – jo thjesht një freelancer.
Kërkoni komunikim të hapur dhe të rregullt – është kyçi i suksesit në distancë.
Integroni ekipin si pjesë të kompanisë suaj – jo si një palë e tretë.
Gati për partneritet? AnchorzUp është këtu për ju
Nëse jeni një kompani që kërkon rritje të qëndrueshme dhe efektive përmes outsourcing dhe bashkëpunimit me ekipe të besueshme, AnchorzUp është këtu për t’ju ndihmuar.
Për çdo pyetje, na kontaktoni në Info AnchorzUp ose caktoni një takim të shkurtër për të diskutuar më shumë.
Gjuha shqip dhe serbishte janë zyrtare, ndërkaq gjuha angleze flitet gjeresisht. Në masë të madhe flitet edhe gjuha gjermane.
https://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,11
Tecdil- një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të instalimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemeve solare dhe instalimeve elektrike
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Austri
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave Policia e Vjenës duhet të vazhdojë të shtrëngojë rripat, me prerje të mëtejshme. Që nga korriku,...
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Austri: Shpenzimet e shëndetësisë rriten me 8% në 57 miliardë euro në 2024-ën
-
Të hënën varroset Lea Bajrami, vajza që u vra gjatë një sulmi në një shkollë të Grazit
-
Vjenë: Turne humanitar i futbollit për “Jetimet e Ballkanit”