Kosova
UNMIK-u dënon në termat më të ashpër incidentin tragjik në veri
Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje që autorët e sulmit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër u plagos, të mbajnë përgjegjësi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” nga UNMIK, thuhet se Ziadeh ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e jetës së policit kosovar dhe ka dënuar ashpër këtë incident tragjik.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe dënon pa mëdyshje këtë incident tragjik në termat më të ashpër”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Tutje në reagim thuhet se UNMIK-u po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të përmbahen.
https://twitter.com/UNMIKosovo/status/1705866629177811181
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










