Kosova
UNMIK: Kosova nuk mund të shpallë ‘non grata’ stafin tonë
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, ka thënë se nuk është informuar zyrtarisht nga autoritetet e Kosovës për shpalljen “persona non grata” të një pjesëtari rus të këtij misioni.
Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se sipas ligjeve me të cilat funksionon UNMIK-u, doktrina “persona non grata” nuk mund të aplikohet ndaj personelit të këtij misioni.
“Jemi në dijeni që autoritetet në Kosovë kanë shpallur ‘persona non grata’ një pjesëtar të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Nuk kemi pranuar asnjë komunikim zyrtar në mision nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara, nuk parashihet në rregulloren e UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë)”, thuhet në deklaratën e Dujarric, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi më 31 dhjetor se kishte shpallur “persona non grata” (person të padëshirueshëm) një zyrtar rus të UNMIK-ut, për shkak të, siç thuhej, “veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Kosovës”.
OKB-ja tha se çdo shqetësim për ndonjë pjesëtar të personelit të UNMIK-ut duhet të adresohet te udhëheqja e misionit, në mënyrë që UNMIK-u të mund ta adresojë çështjen “bazuar në status, privilegje dhe imunitete të UNMIK-ut dhe personelit të tij”.
Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë detaje lidhur me zyrtarin e shpallur non grata.
Kosova edhe në fund të tetorit të vitit të kaluar kishte urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve rusë, teksa ka akuzuar Moskën për aktivitete “destabilizuese”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte thënë se diplomatët janë urdhëruar që të largohen nga vendi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












