Kosova
Universiteti i Prishtinës: Thirrje e hapur për diasporën ekselente akademike
Bashkohuni me Universitetin e Prishtinës: Dija dhe përvoja juaj bëjnë ndryshimin

Së fundmi është bërë një thirrje e hapur për diasporën ekselente akademike me moton “Bashkohuni me Universitetin e Prishtinës: Dija dhe përvoja juaj bëjnë ndryshimin”, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë e kolege që keni studiuar dhe jeni të punësuar në universitetet më të njohura botërore.
Universiteti i Prishtinës, si institucioni më i vjetër, më i madhi dhe i rendituri më së larti ndër universitetet mbarëshqiptare në platformat ndërkombëtare, shpall thirrje të hapur për angazhimin e personelit akademik që punon dhe ka studiuar në 400 universitetet më të ranguara globale, që dëshirojnë të angazhohen dhe kontribuojnë në ngritjen cilësore të arsimit, kërkimit dhe shoqërisë tonë.
Senati i Universitetit të Prishtinës, më 30 prill 2025, miratoi Rregulloren për transferim, programin ‘Brain Gain’ dhe rastet e nevojës së jashtëzakonshme të rekrutimit të personelit akademik. Qëllimi i kësaj rregulloreje për rekrutim të personelit akademik është rritja e qasjes në kuadër të talentuar dhe ndërkombëtarisht konkurrues, që është i punësuar apo që ka përfunduar së paku një apo më tepër nivele studimi jashtë vendit, në një universitet që është në mesin e katërqind (400) universiteteve më të mira në botë sipas renditjes së bërë nga “Times Higher Education” ose “QS World University Rankings”.
Personeli akademik, që është në marrëdhënie të rregullt pune në një universitet që është në mesin e katërqind (400) universiteteve më të mira në botë sipas renditjes së bërë nga “Times Higher Education” ose “QS World University Rankings”, kanë të drejtë transferimi në Universitetin e Prishtinës pa iu nënshtruar procedurave të konkursit publik. Nëse e plotësoni këtë kusht dhe dëshironi të jeni pjesë e personelit akademik të Universitetit të Prishtinës, transferimi juaj do të mund të bëhet me procedurë të veçantë dhe pa iu nënshtruar rregullave të përcaktuara të konkurseve.
Po ashtu, me Rregulloren për transferim, programin ‘Brain Gain’ dhe rastet e nevojës së jashtëzakonshme të rekrutimit të personelit akademik mundësohet rekrutimi i personelit në kuadër të programit të ,,kthimit të trurit” (“brain gain”). Të drejtë për të përfituar nga programi i ,,kthimit të trurit” (“brain gain”) kanë personat që kanë mbaruar së paku një nivel të studimeve në njërin nga katërqind (400) universitetet më të mira në botë. Personeli akademik që rekrutohet përmes konkursit publik, në kuadër të zbatimit të programit për kthimin e trurit “brain gain”, duhet t’i plotësojë kriteret formale për emërimin dhe avancimin e personelit akademik në Universitetin e Prishtinës, të përcaktuara me statut dhe rregullore përkatëse.
Mundësia për të aplikuar për t’u bërë pjesë e Universitetit të Prishtinës do të jetë e hapur gjatë tërë vitit.
Aktualisht, Universiteti i Prishtinës gjendet në një fazë të rëndësishme zhvillimi dhe hapjeje ndërkombëtare. Në këtë rrugëtim për përmirësimin e cilësisë akademike dhe kërkimore, dijet dhe përvoja juaj profesionale janë tejet të çmuara. Kjo thirrje synon të krijojë ura bashkëpunimi me profesionistët tanë në diasporë, qofshin ata të interesuar për angazhim të drejtpërdrejtë në Kosovë apo për kontribut nga distanca, përmes formave të ndryshme të përfshirjes akademike.
Në një kohë kur inteligjenca artificiale po vendos me shpejtësi rregullat e saj edhe në fushën e arsimit të lartë dhe prania fizike në një vend të caktuar nuk është e domosdoshme, ju mund të jepni kontributin tuaj të çmuar për universitetin numër një të atdheut e përtej, edhe nga atje ku jeni, punoni e jetoni, nëpërmjet lidhjes me platformat që mundësojnë mësimin në distancë.
Ne besojmë në fuqinë e lidhjeve virtuale, por edhe në fuqinë e lidhjeve të zemrës dhe mendjes me atdheun.
E ardhmja e Kosovës ndërtohet me dije, integritet dhe bashkëpunim. Me bindjen se asnjëherë nuk ju ka munguar vullneti për ta parë e bërë Kosovën të zhvilluar si vendet ku ju çoi jeta, besoj se do t’i përgjigjeni thirrjes së Universitetit të Prishtinës për rrugëtim të përbashkët drejt një institucioni të arsimit të lartë të kohës në të cilën jetojmë, atë të shekullit XXI.
Ju presim me duar e zemër të hapur për një angazhim e punë të përbashkët për zhvillimin e Universitetit të Prishtinës.
E-Diaspora
-
Pak para Evropianit, Riola Xhemaili rikthehet në ekipin kombëtar të Zvicrës Pak para Kampionatit Evropian që mbahet në Zvicër: Xhemaili është rikthyer në ekipin kombëtar. Synon të...
-
Shoferët e autobusëve nga Kosova shpëtojnë kompaninë gjermane të transportit
-
Dy ansamble të këngëve dhe valleve nga Kosova vizitojnë Austrinë
-
Esma Fera drejt doktoraturës pa master, konsiderohet një talente e jashtëzakonshme
-
Bülach
30 vjet me këngë e valle burimore shqiptare nga ansambli “Vatra”
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji qershor Nga pragjet e reja të taksave te pushimet shkollore, lidhjet e zgjeruara të fluturimeve dhe festivalet...
-
Austri: Çmimet e shtëpive arritën mesatarisht 2,709 €/m² në 2024-ën
-
Dita Botërore kundër duhanit: 1.5 milionë austriakë pinë duhan çdo ditë
-
Dy ansamble të këngëve dhe valleve nga Kosova vizitojnë Austrinë
-
Austria ndalon martesat nën moshën 18 vjeç dhe ato mes kushërinjve